FOTOT/ Rama: Financuam panairin e parë të librit shqip në Preshevë. Së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi!

22 Qershor 2025, 20:14Kulturë TEMA

FOTOT/ Rama: Financuam panairin e parë të librit shqip në

Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u çel me ceremoni solemne Panairi i Parë i Librit Shqip, një ngjarje që cilësohet si historike për kulturën dhe identitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.

Përgjatë dy ditëve (21-22 qershor) kjo festë e librit bashkoi shkrimtarë, lexues dhe botues nga të gjitha trojet shqiptare.

“Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama u shpreh se “së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën, që do të mundësojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie”.

Ky panair vjen si një mundësi për të nderuar autorët e mëdhenj, ata që me fjalën e tyre e mbajtën gjallë gjuhën shqipe, që e ndërtuan identitetin tonë kulturor me mendim të thellë, me ndjenjë dhe me kurajë.

Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë ishte edhe një ftesë për autorët e rinj, për ata që vijnë me tema të reja, me një gjuhë që flet për realitetin e sotëm dhe për ëndrrat e brezit të ri.

4 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Ne shtepine e kultures "Abdullah"!!!??? O Zot cfare tjeter do te na shohen site...... Abdullah dhe kulture se bashku!!!!!! Me thoni se per cfare kulture behet fjale.....!?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kultura shqiptare

      Nuk merr vesh ti nga kultura, je rrugaç!

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kështu më tutje

      Këto lloje organizimesh janë më të mirat.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lavdi Enver Hoxhes!

        Ik or kulluf kari, bastard i vrimës dhe trashëgimisë së prostitucionit dhe sodomisë berishsite! Enver Hoxha hapi fakultetin e gjuhës shqipe në Prishtinë mu në hundë të serbëve dhe e ktheu në vatër të separatistizmit shqiptar, ndërkohë që forconte ushtrinë, mbushte depot me municione dhe armë dhe ndërtonte bazat e rezistencës kosovare në Perëndim. Pa Enver Hoxhën, armët e tij, celulat enveriste në Perëndim dhe pa rininë revolucionare enveriste të universitetit të Prishtinës nuk do kishte Rugovë, UÇK dhe pavarësi. Ti na hap një tezgë me libra në Preshevë, ndërkohë që në Shqipëri shet bazat dhe bën sehir VorioEpirin pa lëvizur as gishtin

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje