Gonxhja nga Panairi i Librit në Preshevë: "Së shpejti, si MEKI, do të lidhim një marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën"

22 Qershor 2025, 13:28Kulturë TEMA
Gonxhja nga Panairi i Librit në Preshevë: "Së shpejti, si

"Privilegj e kenaqësi, nder e krenari të jesh në Preshevë si ministër i Qeverisë Shqiptare, me porosinë e veçantë dhe vëmendjen e Kryeministrit Edi Rama, në tokën ku kultura shqiptare jetohet me kaq dashuri e përkushtim, çka na frymëzon e na motivon të jemi edhe më pranë e të bejmë edhe më shumë për sfidat qe na bashkojnë!

Faleminderit Kryetares së Komunës Ardita Sinani dhe gjithë komunitetit të Luginës së Preshevës për mikpritjen e ngrohtë në Panairin e parë ndonjëherë të Librit Shqip në Preshevë!

Së shpejti, si MEKI, do të lidhim një marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën, që do të mundesojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie." - shkruan Gonxhja në fb.

A.K./TemA