Rama: Bylisi, krenaria ilire mbi Vjosë, po shndërrohet në qendër zhvillimi dhe edukimi (FOTOT)

22 Qershor 2025, 08:18Kulturë TEMA
Rama: Bylisi, krenaria ilire mbi Vjosë, po shndërrohet në

Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ndau dje pamje dhe një mesazh për Parkun Arkeologjik të Bylisit, të cilin e cilëson si një pasuri të rrallë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë.

“Bylis – Krenaria ilire mbi Vjosë”, shkruan Rama, duke e përshkruar si një qytet të lashtë të ndërtuar mbi një kodër që mbikëqyr luginën e Vjosës, me mure monumentale të shekullit IV para erës sonë, një teatër mbresëlënës, mozaikë të rrallë dhe pesë bazilika paleokristiane.

Kryeministri nënvizon se falë Planit të Menaxhimit 2024–2029, në kuadër të programit IPA “BE për zhvillimin ekonomik – drejtuar nga turizmi”, të zbatuar nga AICS, Bylisi dhe qyteti antik i Klosit po shndërrohen në qendra të reja zhvillimi, edukimi dhe bashkëpunimi.

Sipas postimit, projekti përfshin: restaurim profesional dhe mbrojtje të qëndrueshme; përmirësim të infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët; mbështetje për komunitetin në fushën e turizmit dhe artizanatit; programe edukative për brezat e rinj, shkruan atsh.

Rama thekson se ky është një bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, AICS, Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Institutit të Arkeologjisë, me qëllim kthimin e trashëgimisë kulturore në një motor të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të krenarisë kombëtare.

1 Komente

  1. C
    Cdo dite shqiptaret vidhen dhe zbohen qe te ikin n

    Qytetarë shqiptarë! Ka rreth 20 vite që shqiptaret sistematikisht vidhen nga Qeveria e tyre, nga Oligarkët e tyre, nga Politikanet e tyre, nga Zyrtaret e tyre, (QOPZ) dhe shtyhen me dhunë drejt braktisjes së këtij vendi! Pse? Kush? Si bëhet kjo? Ja disa fakte të thjesht dhe të dukshëm: 1. Shqiptarët vidhen nga mijëra tendera publik abuziv që bëhen çdo vit ku paratë i marrin oligarkët apo satelitet e tyre, dhe me pas ndahen me zyrtaret dhe politikanet. Dhe Qeveria hesht, Dhe Drejtësia nuk lëviz! Pse? Sepse Tenderat fitohen nga disa firma te paracaktuara që zotërohen nga nje grusht Oligarkësh. 2. Shqiptarët vidhen me çmimet e fryra te apartamenteve që po ndërtohen me para trafiqesh dhe qeveria nuk sheh! Dhe Drejtësia nuk vepron! Pse? Sepse Ndërtimi është sektori me i erret ku pastrohen paratë e trafiqeve te krimineleve dhe zyrtareve te korruptuar. 3. Shqiptaret vidhen çdo dite me çmimet e fryra te produkteve ushqimore te importit në dyqane. Pse? Dhe Qeveria hesht, Dhe Drejtësia bën sikur nuk shikon! Pse? Sepse importuesit me te mëdhenj janë klientë që kane futur Qeverinë në thes! 4. Shqiptarët vidhen edhe kur atyre u vijnë ndihma nga fëmijët apo familjaret e tyre nga jashtë. Euro në 3-4 vite ka rene 35%. Dhe Qeveria hesht, Dhe Drejtësia bën sikur nuk kupton! Pse? Sepse në Shqipëri po kthehen "çunat e keq" që kane bere trafiqe neper bote, dhe tani vijnë dhe bëjnë ligjin me paratë e drogës, duke rrënuar konsumatorin dhe bizneset e ndershme! 5. Shqiptarët vidhen kur shkojnë për të marrë shërbim mjekësor në Spitale, sepse duhet ti blejnë ilaçet vete edhe kur ato duhet ti ketë spitali! 6 Shqiptarët vidhene vriten kur dalin në rrugë dhe thithin pluhurin kancerogjen te qytetit të tyre, sepse oligarkët vetëm ndërtojnë dhe hapin gropa në çdo cep të qytetit pa asnjë lloj kriteri ekologjik dhe demografik. Kulla, Kulla, vetëm Kulla! 7. Shqiptarët vidhen dhe kur shikojnë që në shkollat publike nuk janë vendi ku ata duan te edukojnë fëmijët e tyre. E pra ka kaq shumë për të thënë se si shqiptarët trajtohen nga Shteti i tyre. Dhe pastaj pyesin apo çuditen "Pse shqiptaret ikin çdo dite!" Po si të mos ikësh nga ky vend ku shteti mbron Oligarkët dhe Kriminelet dhe jo Qytetarin! Kjo duhet të ishte axhenda e Opozitës per të bërë ndryshimin, por kjo Opozitë eshte me e korruptuar se Qeveria! Çtë bëjë qytetari kur shikon që Opozita ka axhendë personale!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje