Nata e parë e edicionit të VI të Festivalit “Netët e Bejkës së Bardhë” u çel në Pilur.
Në mbrëmjen e parë të këtij qershori, Piluri u gdhi ndryshe. Midis gjetheve të ullinjve dhe ajrit të kripur të detit, u ndezën sërish dritat e Festivalit “Netët e Bejkës së Bardhë”, që këtë vit mbërriti në edicionin e tij të gjashtë.
Ishte një natë e mbushur me ndjenja të pastra, ku fjala poetike dhe tingulli i muzikës gjetën strehë në zemrat e atyre që ishin aty, jo vetëm për të parë, por edhe për të ndjerë. Në këtë natë të parë, Piluri u bë shtëpia e kujtimeve, fjalëve të pathëna dhe frymëzimeve që lindin vetëm kur arti dhe natyra takohen në heshtje.
“Këto janë këngët tona, janë burimore, janë këngët e kohës, janë këngë lirike, patriotike, historike që kanë përcjellë historinë e këtij kombi në jetën e tij të përgjithshme. Ky aktivitet është në nder të Lefter Çipës, Nderi i Kombit,” tha poeti Kristo Çipa.
“Në ditët e festivalit vijnë grupe dhe të interesuar për kulturën shqiptare dhe sidomos për polifoninë, e cila është një pasuri e mbrojtur edhe nga UNESCO,” tha Aleksandër Çipa, organizator i “Netëve të Bejkës së Bardhë”.
“Netët e Bejkës së Bardhë” vazhdojnë të jenë një pikë referimi për ruajtjen dhe promovimin e kulturës. Organizuar në një nga fshatrat më emblematikë të Jugut, ky festival nuk është thjesht një ngjarje artistike, por një akt kujtese, respekti dhe vazhdimësie për një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë sonë kombëtare: këngën polifonike.
Nata e parë solli interpretime të grupeve të njohura polifonike, por edhe zëra të rinj që mbajnë gjallë frymën e Labërisë me pasion e përkushtim.
Në këtë festival prezantohen repertorët më te soikatura të isopolifonisë, që janë një aset i çmuar i trashëgimisë kulturore, shkruan atsh.
PSE SE BENI NE TERBAC ,,,APO ESHTE ME MIR TE KAURET E PILURIT,,,
Shikoni foton qe shoqeron shkrin, qe flet sa 1 mije fjale: Publik leshi, pjesetare te grupeeve qe i vjedhin bageti njeri tjetrit dhe mburren me shprehjen idiote : "Koke lashe, koke mora", shkuan per te vjedhur por njeri nga hajdut u vra dhe te tjetri mburesh se kishte vjedhur nje dele nga ku doli shprehja lapidare , "koke lashe, koke mora". Nashi vazhdoni........ Po ai cuni i shemtuar i laberise se nuk me kujtohet emri ..... Gace a do te marre pjese? Nuk ka aresye te mungoje ne cdo hale fut lugen dhe ha.....
Terbaci do kerrbac, me mire ne Pilur se eshte ballkoni i Himares, por me mire duket Greqia. Po nga ai fshati me tre germa K u c (kuc o qen) a do te kete perfaqesues?
Me mire tek Baba tuaj ne Stamboll do ishte Kryeveper zoti GJAURI. Mos te harrojme qe Stambolli i pushtuar ka qene Qendra e Perandorise se Kombit Greko-Ilyre ku Perandori i pare Megas Kostantinos ishte Ilyre. Por you si Genitcere te turqizuar te vetequajturit skiptare jini me turqine. Kaq "Tru" kini. Nuk kini faj.