Për tri netë radhazi, Tirana nuk ishte thjesht qyteti i zakonshëm. Ishte një pikëtakim kulturor, një hapësirë ku muzika, komuniteti dhe teknologjia u bashkuan në një përvojë të re urbane, falë festivalit Eagle Beat dhe prania së Curious X, platforma e eventeve e zhvilluar nga IQOS.
Në një skenë gjithnjë e më të gjallë shqiptare, Curious X solli një qasje që nuk e sheh shpesh: jo thjesht promovim, por përfshirje reale. Zona e saj, me photobooth-e, këndet e lojërave, DJ booth-in dhe stacionin e make-up-it, nuk ishte vetëm një zonë pushimi, ishte një hapësirë bashkëjetese.
Aty ku njerëzit zakonisht ndjekin performancën, Curious X krijoi një tjetër lloj skene: atë të ndërveprimit. Ndërkohë që artistë si Dimitri Vegas & Like Mike, Hugel, Fred de Palma, Elvana Gjata, Ledri Vula, Yll Limani interpretonin, njerëzit shijonin kohën me njëri-tjetrin, ndanin momente dhe krijonin kujtime.
Kjo lloj përvoje reflekton një ndryshim në mënyrën se si e përjetojmë kulturën sot, si diçka që ndodh rreth nesh, me ne, jo vetëm për ne. Eagle Beat Festival tregoi se kur bashkohen arti, teknologjia dhe komuniteti, krijohet një atmosferë që ka po aq vlerë sa performanca vetë. Platforma Curious X kontribuoi në këtë atmosferë me praninë e saj.
Lini një Përgjigje