Në episodin e radhës të Apostrof Podcast, bisedojmë me autorin Andreas Dushi në lidhje me romanin e tij ‘Në besë të tatuazhit tënd,’ por edhe për pamundësinë e autorëve shqiptarë që të kthehen në zëra përfaqësues të letërsisë sonë jashtë vendit. Diçka që shpesh duket se vjen nga mungesa e vullnetit institucional.
Në fragmentin e mëposhtëm, Dushi bën një krahasim me vendet e rajonit, ndërsa shprehet se “Serbia mbështet botimin në gjuhë të huaj të mbi 120 librave në vit.” Shqipëria, nga ana tjetër, mbështet vetëm gjashtë të tillë. Dhe këtu nuk është fjala për krahasime me vende të Europës perëndimore, por me një vend të rajonit.
Andreas nuk e përmend këtë thjesht si statistikë, por si përvojë dhe si fitues më parë i konkurist për përkthimin në gjuhë të huaj të autorëve shqiptarë.
Mund të tingëllojë si çështje luksi, por përkthimi i letërsisë së një vendi në gjuhë të tjera është më shumë se kaq, pasi shërben si mënyrë për të bërë të ditur se Shqipëria është një vend që ekziston dhe prodhon kulturë dhe letërsi, dhe jo vetëm një plazh i madh me kuzhinë të lirë.
Episodi i 23-të i Apostrof Podcast publikohet të dielën, ora 17:00.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLg4y_a3lI08B8NCWY01VAH1ETuA97hqVN
Pse u cmend Serbia, u dashka te cmendemi edhe ne?. Autor te tille qe s'bejne as per te fshire trapin, vetem I perdhosin vlerat tona te trasheguara.
Ne jemi mire! Perse ne duhet te botojme libra jashte vendit mbi historine apo kulturen tone?! Ne, duhet te vazhdojme te perhapim tallavane cep e me cep . Duhet ta paraqesim veten si popull aziatik sa me shume te jete e mundur! Keshtu, jua lehtesojme punen serbise e graqise! Rrnofte edi, salija, munika e likja!