Dritëro Agolli “rikthehet” në vendlindje

21 Qershor 2025, 14:00Kulturë TEMA
Dritëro Agolli “rikthehet” në vendlindje

Nis ndërtimi i muzeut të shkrimtari në Menkulas të Korçës

20 vjet pritje kanë përfunduar. Po ndërtohet muzeu i Dritëro Agollit në fshatin e tij të lindjes, në Menkulas të Devollit.

Muzeu pritet të kthehet në një prej atraksioneve kryesore turistike në juglindje të vendit ndërsa do të përfaqësojë më së miri jetën, veprën dhe trashëgiminë e njërës prej figurave më të mëdha të letrave shqipe.

Ky investim vlerësohet edhe nga miq të shkrimtarit.

Objekti pritet të përfundojë në muajin dhjetor e më pas do të bëhet edhe muzealizimi i tij.

Klan News

Lini një Përgjigje