Parku Natyror Korab-Koritnik, i shtrirë në një lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, në çdo stinë të vitit vijon të vizitohet nga turistët.
Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës, Lefter Gjana, tha sot për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-qershor 2025 ky park është vizituar nga rreth 10 250 vizitorë vendas e të huaj”.
Sipas tij, shtegu më i frekuentuar ka qenë Shtegu i Ngjyrave, që fillon nga Shishtaveci, deri në Çajë dhe është rreth 13 km, si dhe shtegu Brekije-Maja e Gjallicës.
Shtegu i Ngjyrave është pjesë e High Scardus Trail, shteg që kalon përgjatë kufirit të tre shteteve: Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, me gjatësi 495 km, transmeton ora.
Lini një Përgjigje