Elbasan - Zërat e fëmijëve ndezin festivalin, të vegjlit emocionojnë me këngë dhe ëndrra të mëdha

21 Qershor 2025, 13:13Kulturë TEMA
Elbasan - Zërat e fëmijëve ndezin festivalin, të vegjlit

Në qytetin e Elbasanit, edicioni i 10-të i Festivalit të Interpretuesve të Këngës për fëmijë solli në skenë zërat e pastër të të vegjëlve nga mosha 3 deri në 13 vjeç.

Publiku i përbërë nga prindër dhe artdashës u bë pjesë e një mbrëmjeje të mbushur me emocion dhe duartrokitje. Fëmijët performuan drejtpërdrejt këngë shqiptare dhe të huaja, duke shfaqur talent dhe pasion të jashtëzakonshëm për muzikën, transmeton rtsh.

Festivali është një mundësi e veçantë për ta dhe emocionet në skenë janë të paharrueshme.

Gjithsej janë 52 fëmijë që konkurrojnë dhe është vërtet për t’u habitur sesi një qytet kaq i vogël ka kaq shumë fëmijë që këndojnë,” thotë kompozitori Hamit Skilja, njëherësh anëtar jurie.

Festivali vlerësohet për vazhdimësinë dhe rolin që luan në evidentimin e talenteve të rinj.

Ky festival është në vazhdën e aktiviteteve të shumta që kjo Qendër zhvillon për evidentimin dhe vijimësinë e talenteve të reja,” shprehet drejtuesi artistik Liman Tërnova.

Organizimi i festivalit përballet me sfida, por shpërblehet nga energjia e fëmijëve dhe mbështetja e prindërve.

Ky aktivitet është tashmë një traditë kulturore që rrit brezin e ardhshëm të artistëve me dashurinë për skenën dhe muzikën.

Lini një Përgjigje