Bujar Qamili mbush sheshin në Shkodër, qindra qytetarë e turistë në koncertin recital të 'legjendës’ së muzikës popullore

22 Qershor 2025, 14:57Kulturë TEMA
Bujar Qamili mbush sheshin në Shkodër, qindra qytetarë e

Bujar Qamili artisti i madh dhe Nderi i Kombit dhuroi emocione të forta dhe një natë magjike për publikun e tij të zemrës, në koncertin recital të mbajtur mbrëmjen e së shtunës në sheshin para Bashkisë Shkodër.

Nën moton “Qejfi bahet me shkodranë”, qindra qytetarë dhe turistë krijuan një atmosferë unike, duke kthyer këtë ngjarje në një festë të paharrueshme për Shkodrën.

Koncerti zgjati për disa orë dhe solli në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare:

Artiola Toska, Shkëlzen Jetishi dhe Mateus Frroku, të cilët u pritën me duartrokitje të gjata nga një publik që nuk ndaloi së kënduari.

Në përfundim të koncertit, Bujar Qamili, falënderoi publikun shkodran për dashurinë dhe energjinë e jashtëzakonshme që i dhuroi gjatë gjithë mbrëmjes.

Këngëtarët e ftuar e cilësuan pjesëmarrjen në këtë koncert si një privilegj të veçantë, për të ndarë skenën me një emër të madh të muzikës shqiptare.

Kjo mbrëmje dëshmoi se Shkodra është jo vetëm qyteti i artit dhe kulturës, por edhe i mikpritjes dhe festës, shkruan shqiptarja.

3 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    M,Iron birazereve u cqihet verra.... m'Albaniston kendohet e bohet hayeng per 7 pale qejfe nga birazeret e Ajatollahit......!!!??

    Përgjigjjuni
    1. s
      student

      "SHPETOI DHE STADIUMI ". Nje shkodran nuk preku dot me art ne fushe. Aty mund te prekin vetem kepuce me kunja thane e uleriten ca .Une c do gje do kisha menduar po kete sjellje jo. Gjithsesi ne Shqiperi jemi. DUA LIPA nje shqiprtare dhe ajo artiste per dy nete rrjesht pani ne dispozicion stadiumin me te madh te LONDRES. Cfare mendoni tani per keto dy sjellje?

      Përgjigjjuni
      1. .
        ..kenget e bik ndojes dhe bujar qamilit......

        .....tipike si kenget e bangladeshit......kultura islame shume thelle ashtu si kenget e shqiperise se mesme, tirane kavaje elbasan. .....bjeri legenit

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje