Apostrof/ A mund të jemi ndonjëherë vërtet të lumtur?

22 Qershor 2025, 18:40Kulturë TEMA
Apostrof/ A mund të jemi ndonjëherë vërtet të lumtur?

Lumturia sot është kthyer në një lloj obsesioni, aq sa e shohim shpesh si jo më si ndjesi apo gjendje emocionale, por si destinacion të rrugëtimit tonë në jetë. Një lloj standarti përkundrejt të cilit përpiqemi të kuptojmë nëse po e jetojëm jetën si duhet.

Sot, nuk mjafton më ndihesh mirë, të rezistosh, apo edhe thjesht të ekzistosh, por duhet të jesh vazhdimisht në ndjekje të lumturisë, gjë që në një mënyrë a një tjetër, na ka kthyer në konsumatorë të lirisë. E shohim çdo momento si një mundësi për t’u ndier më të përmbushur, më në paqe me veten dhe të tjerët, apo më të dashuruar me jetën dhe kur nuk e arriijmë këtë gjëndje – pasi si mund të arrihet ndonjëherë plotësisht? – na duket sikur ka diçka që nuk shkon me ne.

Në romanin “Në besë të tatuazhit tënd” të autorit Andreas Dushi, lumturia nuk shfaqet si çështje kryesore, por sfidat psikologjike dhe shpirtërore me të cilat personazhet përballen, të shtyjnë të mendosh për të. Nëse mund të jemi ndonjëherë vërtet të lumtur?

"Ne mund ta imagjinojmë Sizifin të lumtur dhe nëqoftëse imagjinojmë Sizifin, besoj se mund të imagjinohet kushdo i lumtur. Kur unë kam qenë në maturë ndoshta, ose ndonjë vit më përpara dhe ishin ato testet e provës që i bënim para maturës, temë eseje ishte: 'A është lumturia udhëtim apo pikëmbërritje, destinacion?' Dhe duket kështu si temë për gjimnazistë, por është një pyetje thellësisht, thellësisht filozofike. Ashtu sikurse Sizifin ne mund ta imagjinojmë të lumtur, praktikisht një lloj sjelljeje si e Sizifit është edhe ajo zgjedhja e përditshme e sfidës. Dhe nëqoftëse njeriu e zgjedh sfidën çdo ditë, ai e zgjedh sepse kushdo është i prirur natyrshëm drejt lumturisë dhe nëse zgjedh të jetosh me një sfidë ditë për ditë, do të thotë se ajo gjë e bën të lumtur."

Lini një Përgjigje