Rama: Muzika rock ishte kryefjala e kësaj fundjave në Korçë (FOTOT)

22 Qershor 2025, 20:24Kulturë TEMA
Rama: Muzika rock ishte kryefjala e kësaj fundjave në

Me pjesëmarrjen e motoristëve nga e gjithë Shqipëria dhe qindra vizitorëve, nën ritmet e muzikës rock dhe pasionit për motorët, qyteti i Korçës u shndërrua në kryefjalën e aktiviteteve në vend gjatë kësaj fundjave.

Gjatë dy ditëve, parada e motoristëve në rrugët e qytetit të Korçës dhuroi spektakël për qytetarët vendas dhe turistët e huaj, krahas ritmeve të muzikës dhe koncertit të zhanrit muzikor rock.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të këtij aktiviteti në një postim në rrjetet sociale, ndërsa u shpreh se “klube motoristësh nga vende të ndryshme të rajonit, qindra vizitorë dhe adhurues të muzikës Rock zgjodhën Korçën këtë fundjavë”.

Qyteti i Korçës mirëpriti për dy ditë me radhë, edicionin e 7-të të festivalit “Moto & Rock Fest”, një nga ngjarjet më të veçanta që solli shumë vizitorë dhe turistë të huaj këtë fundjavë në Korçë.

Ky aktivitet kulmoi mbrëmjen e djeshme në bulevardin e Korçës me paradën e 500 motoristëve, ndërsa sheshi para Katedrales u gjallërua nga muzika dhe atmosfera festive për të gjithë ardhuruesit e muzikës rock, shkruan atsh.

Lini një Përgjigje