Gjuha në media/ Zhvillohet mbledhje për përdorimin korrekt të saj

23 Qershor 2025, 11:48Kulturë TEMA
Gjuha në media/ Zhvillohet mbledhje për përdorimin korrekt

Në Universitetin “Fan Noli” në Korçë u zhvillua tryeza e diskutimit “Fol Shqip: Një monitorim dhe debat rreth gjuhës shqipe në TV”, një veprimtari e iniciuar nga Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive.

Aktiviteti kishte për qëllim rritjen e ndjeshmërisë për përdorimin sa më të saktë të gjuhës shqipe në mediat audiovizive dhe përmirësimin e komunikimit profesional në raportimet e përditshme të gazetarëve.

“Tendencat dhe presionet e gjuhëve të mëdha ndërkombëtare janë shumë të forta dhe kemi mangësi në kuptimin e personelit të redaktorëve gjuhësor dhe një problem që duhet të filloj që te shtimi i orëve të gjuhës shqipe, dhe deri tek shqipja korrekte zyrtare nëpër institucione”, u shpreh analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi.

Problemet e gjuhës shqipe ne i dimë të gjithë, që nga shkolla, jeta e përditshme por në media ka një rëndësi të veçantë sepse është ndikuese për publikun e gjerë”, tha Prof. As. Dr. Anila Saraçi.

Gjatë takimit, u prezantua studimi i fundit i Institutit Shqiptar të Medias mbi përdorimin e fjalëve të huaja në media, duke sjellë shembuj konkretë të ndikimit negativ që ka huazimi i pakontrolluar në cilësinë e gjuhës së përdorur në ekrane.

Në diskutim morën pjesë gazetarë, pedagogë dhe studentë, të cilët ndanë mendime dhe përvoja mbi sfidat e përdorimit të drejtë të shqipes në median bashkëkohore, transmeton rtsh.

1 Komente

  1. K
    Ku o katandis ai popull hej !

    Cfar mjerimi Kulturor e Niveli . S'ka ngel jashteshqitje katundesh ne ate vend ,pa lujt rolin e nji Pffffffffffff .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje