Sopranoja Edina Pllana së shpejti do mbajë koncertin recital në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.
Koncerti mbahet duke filluar nga ora 19:00 më 24 qershor.
Mysafire speciale do të jetë sopranoja nga Vjena, Fiona Llapashtica, sopranoja Syarta Mehmeti, pianisti Shpetim Mehmeti, pianisti Agron Shujaku.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë sopranoja Pllana:
Të dashur miq,
Me kënaqësi ju ftoj në koncertin tim, ku mysafire speciale do të jetë sopranoja nga Vjena, Fiona Llapashtica.
Në këtë mbrëmje muzikore do të shoqërohemi në piano nga mjeshtri Agron Shujaku, shkruan kultplus.
Gjithashtu, me shumë gëzim do t’i kem të ftuar mikën time të dashur Syarta Mehmeti dhe vëllaun e saj, Shpetim Mehmeti.
Ne Kosove duhet te cojme mesues jo kengetare. Ata kane nevoje te mesojne si te mendojne se jane si te goditur ne menyren si shkruajne.
Ne titull Edina Plaka, brenda artikullit Edina Pllana! Gabim i rastit?