Jeta ime që s’të zhyta
Në llum e në baltë,
Por as dot nuk të gostita
Me llokum e mjaltë.
Jeta ime. Të dy ecëm
Si dy të harbuar.
Diku ramë e diku ngecëm,
Po prapë jemi çuar.
Jeta ime, jeta ime
Qilim dot s’të shtrova,
Nëpër mjegull e gjëmime
Si i marri shkova.
Pak na mburrën, pak na deshën
Sa shumë që na shanë.
Ne të sharat i përqeshëm
Kokën hiç s’e çamë.
Jeta ime, jeta ime
S’të bëra nallane
Po të vesha me blerime
Në shi e tufane.
Nuk të fsheha në një strofull,
S’të blova në mokër
Dhe pse kishim rreth e rrotull
Mijëra mediokër.
Le të ecim, kohë s’kemi
Që t’ia fusim gjumit,
Le të ndezim, sa të jemi
Një dritëz mes llumit!…
ARBEN DUKA: LAMTUMIRË E DASHUR…
S’kam dashur kurrë që të lëndohesh,
se të kam dashur sa s’ka më,
po ti në mjegull më largohesh,
ndaj unë me dhimbje po të lë!
S’besoj se do lëndohesh sot,
ti ende s’di ç’është dashuria,
ndaj s’munde ta kuptoje dot,
prushin e ndjenjave të mia!
Faleminderit, botues i TEMA- Drithërimë..
I paharruar qofte nder vite!
I paharruari Arben Duka. Nje nga penat me te forta te shqiptareve. Cdo varg te hyn thelle ne shpirt. I perjetshem kujtimi i tij.
I paharruari Arben Duka. Nje nga penat me te forta te shqiptareve. Cdo varg te hyn thelle ne shpirt. I perjetshem kujtimi i tij.
I madh dhe i papërkulur!!
Pyet Rozafa ku eshte ai burre,,, ciftelia ndihet nga Puka,,, c’ka eshte ky qe s’harrot kurre,,, e ka emrin Arben Duka,,,nje nga penat me te forta,, po thot nje komentues,,,, thelle ne shpirt te hyn cdo varg,,,, per te drejte. Ke ken sulmues,,, ndaj t’kujtojme ne cdo prag,,,Thot leoni ishe i madh,,,,Mihallaqi faleminders tema,,, por hienat sot kan hall,,, nderrojne qeverit e ju ndrrin stema,,, kur lexoj vargjet Agron,,, me kujton humorin nShkoder,,, Nga Parajsa na shikon,,, ne t’nderojme ne c’do voter,,,T’vecant ke pas nje pene,, si t’kan ardhe s’di ato rreshta,,, por i madh ti ke kene,, me t’kujtue ty sot deshta,,, jan fjale zemre nuk jane caqe,,, si une c’do shqiptar,,,ti o mik u prehsh ne paqe,,, na me ty jena krenar,,
Të lumtë Tarabosh .Fjalë shpirti e zëmre.Ke shprehur opinionin e shumicës dërmuese të shqipëtarëve për këtë kollos të poezisë.Prisja me padurim daljen e gazetës DITA,vetëm për të lexuar poezinë e tij të radhës.
Isht njeri i vertet dhe trim Arben Duka. Specie teper e ralle, ne kete rezervat.
Një krijues i papërsëritshëm, Arben Duka është i pavdekshëm! Mund të them: I paarritshëm! Çdo varg i Tij është i vlefshëm... Nuk kishte ditë që të mos e lexoja gazetën DITA, në të cilën botoheshin krijimet e mrekullueshëm të Arbenit. Tani e shikoj kalimthi këtë gazetë dhe do të vazhdoj me të njëjtin ritëm...
I pa harruar je, o Arben Duka. Arben Duka penë floriri Qielli të mori te gjiri Ëngjëll ishe,ëngjëll je Vargje bombë ti na le.
I pa harruar mbetesh o Arben Duka. Arben Duka, penë floriri, Qielli e mori te gjiri Ëngjëll ishe,ëngjëll je, Vargje bombë ti na le
fatkeqesi e madhe humbja e një bilbili si arben duka vjerrshetor i kalibrit nolian humorist i pashembellt lavdi paste emri yt
Poet patriot Arbeni....U mundua tu hap syte Shqipetareve...me penen e tij prej Atdhetari ....por Shqipet pas 90 Jane bere nje race hibride dhe nuk ndjekin te miren dhe te moralshmen...qe percillej me force dhe pasion nga i madhi DUKA.... Sinqerisht e lexoja dhe e lexoj akoma dhe mund te them me bindje qe nuk kam gabuar..
Faleminderit tema, Shume me mire do ishte te na I sillnje me shpesh Arben Duken ne faqet e tua, kete poet dhe atdhetar mahnites.