VIDEO/ Arkiva “Marubi” në UNESCO, Rama: Shkodra i ka dhënë botës një kontribut të drejtpërdrejtë për kulturën e saj

26 Prill 2025, 09:29Kulturë TEMA
VIDEO/ Arkiva “Marubi” në UNESCO, Rama: Shkodra i ka

 Arkiva e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit u shpall para disa ditësh pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës nga UNESCO, duke e renditur kështu ndër trashëgimitë më të çmuara të njerëzimit.

Gjatë prezantimit të projektit të rilindjes së shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër, kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, e cilësoi këtë një lajm shumë të bukur.

Rama theksoi se tashmë jo vetëm me zakon, por edhe me ligj Shkodra i ka dhënë botës një kontribut të drejtpërdrejtë për kulturën e saj.

“Dua të ndaj një lajm të para disa ditëve, që besoj që ju e keni marrë, por është një lajm shumë i bukur për të mos u përsëritur. Është lajmi që arkivi i Dinastisë Marubi u vendos përfundimisht në fondin e trashëgimisë kulturore botërore dhe paskëtaj mund të thuhet jo vetëm me zakon, por edhe me ligj që Shkodra i ka dhënë botës një kontribut të drejtpërdrejtë për kulturën e saj”, tha Rama.

Programi “Memory of the World” i UNESCO-s synon të ruajë dhe promovojë dokumentet më të rëndësishme të historisë njerëzore në të gjithë globin.

/atsh/

1 Komente

  1. P
    Pollogu

    E. Hoxhaja: Ky që po vjell kundër partisë - TË NXIRRET PARA TOGUT të PUSHKATIMIT - retrospektivë!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje