Armiku i Jashtëm/ Bashkim Shehu vjen me ekspozitë karikaturash të "Hostenit" në COD (FOTO+VIDEO)

14 Korrik 2025, 20:32Kulturë TEMA

Armiku i Jashtëm/ Bashkim Shehu vjen me ekspozitë karikaturash të

Ditën e sotme nga ora 18:30  (më saktë 19 :00) u përurua në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në kryeministri ekspozita me ballina të revistës humoristike « Hosteni » me titull « Armiku i jashtëm ».

Ky titull kaq interesant ju vu ekspozitës nga kuratori i saj dhe njëkohësisht shkrimtari dhe përkthyesi i mirënjohur, biri i ish kryeministrit Mehmet Shehu, Bashkim Shehu.

Krahas Bashkimit në përurim folën dhe Zhani Ciko dhe Jetona Koçibelli. Zhani Ciko ndau për publikun e ngrohur nga pasditja e korrikut anekdota për Shqipërinë komuniste dhe sesi marrëdhëniet njerëzore bëhen groteske nga varfëria.

Bashkimi foli për marrëdhënien mes pushteteve dhe ngjashmëritë groteske mes fashizmt dhe komunizmit si dy forma të totalitarizmit.

« Fashizmi është më shumë një ndjeshmëri, një afekt, ndërsa komunizmi është më shumë se aq » - tha shkrimtari dhe studiuesi Shehu.

Përndryshe mbrëmja ishte e qetë për fansat e shumtë. Mbrëmja, si gjithmonë në këto raste u shoqërua me një kokteil.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje