Një nga veprat më të hershme letrare kushtuar figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për romanin kalorësiak “Skënderbeu i Madh” të autores franceze Anne De La Roche Guilhem, i shkruar në shekullin XVII, dhe tashmë i përkthyer në shqip nga profesori Ardian Ndreca.
Promovimi i këtij botimi u zhvillua në bibliotekën “Zoja e Shkodrës”, në një aktivitet të organizuar nga famullia e Arqipeshkvisë Metropolitane. Ky botim përbën një pjesë të rëndësishme të mozaikut të veprave që autorë të huaj i kanë kushtuar figurës së Skënderbeut, duke dëshmuar për jehonën e historisë shqiptare në letërsinë europiane të shekujve të kaluar.
“Ajo që kuptojmë nëpërmjet romanit është fakti se historia e Shqipërisë, edhe në shek. XVII ka pas një lloj protagonizmi në gjirin e shoqërisë europiane, edhe pse kishim 200 vite që kishim rënë në robërinë osmane, vazhdonim të ishim pjesë e Europës dhe të frymëzonim shtresat e larta të shoqërisë europiane”, tha përkthyesi i romanit, Ardian Ndreca.
Romani “Skënderbeu i Madh”, i cili më parë ka qarkulluar në gjuhën frënge dhe angleze, sjell historinë tonë kombëtare përmes një figure epike që ka frymëzuar breza të tërë krijuesish europianë, transmeton rtsh.
HAHAHAAAAAA