Teoria ime

14 Korrik 2025, 10:46Kulturë Ardian Vehbiu

Ligjet e fizikës janë invariante (d.m.th. identike) në të gjitha sistemet inerciale (sistemet e referimit jo-përshpejtuese) dhe shpejtësia e dritës në vakuum është e njëjtë për të gjithë vrojtuesit, pavarësisht nga lëvizja e burimit të dritës.

Shqiptari njësh
Ajnshtajn, bashkë nuk njihemi, por unë t'i lexoj me kujdes shkrimet që nxjerr. Pranoje një këshillë nga unë, se jam më i madh se ti: duhet t’i biesh pak më gjatë dhe të shkruash më qartë se kështu vetëm me formulime abstrakte nuk të ndjekim dot. Jo të gjithë lexuesit kanë kapacitet për ta deduktuar teorinë nga postulatet. Unë kam qenë vetë dijetar dhe e kuptoj që edhe gazeta nuk të le të shkruash aq sa dëshiron, por gjyko vetë. Këtë ta them për të ardhmen, se kjo e tanishmja nuk rregullohet dot.

Festa e Reçit
Kur u bo dhe ky Ajnstani, mos ngeltë kush pa u mor me shpejtsinë e dritës.

Faslli
Kësaj i thonë ta nxjerrësh socializmin jashtë nga dera, të futet nga dritarja. I bëri të gjithë njëlloj vrojtuesit, si këmbët e dhisë, ky çobani i mutit. Xaxi i mutit. Komunistiçki i mutit.

“A mund ta përmbajë gjuha shqipe teorinë e relativitetit të Einstein-it?”

“Semantika dhe gramatika e shqipes nuk e përmbajnë në vetvete as konceptin e hapësirë-kohës katërdimensionale, as transformimet Lorentziane, as konstanten e shpejtësisë së dritës, por këto ide mund të implikohen në mënyrë të natyrshme nga etimologjia e rrënjëve shqipe. Për shembull, fakti që shqipja ka fjalë si kohë dhe hapësirë që nuk shpjegohen dot me asnjë gjuhë tjetër, mund të çojë vetvetiu në teorinë e relativitetit.”

Kafe Kimbo
Anishtajn kur do vish ke Grida?

Festa e Reçit
Anstajnit i paska ngel qejfi më duket se nuk ia dha Edi postin e drejtorit të patentave. Rri merret me teorina tashi.

Çun Tirone
Ore ju të gazetës, po boll na sollët nga këto budalliqe, se na çmendët!!!! Tashi edhe kyt Hajn-Shtajnin kishim pasë mangut??!?!???!

Timi i Shajes
Ça janë këto vrojtuesit, o vlla? A morët vesh gjo ju, se unë fare.

Kaçkavalli
PO TI, O BERTI BYTHI, VETË E MATE SHPEJTËSINË E DRITËS APO E KE KËSHTU ME TË THËNË? VETË SHKOVE U FUTE NË VAKUUM TI? PO PSE NUK THUA, PASKE QENË SHKENCËTAR TI DHE NE S’DIKËSHIM GJË!

Qytetar
O Einstein, ku shkon drita kur e fik unë, këtë më thuaj ti mua.

Anonymer
Ç’merreni me Astajnin, ky një copë pënunësi është, unë hbaitem me gaztetën që i jepv end. Apo ka dalë intekeltual edhe ky?

Kleanth Korra
Ky flet për ligjin... mirë e ka o vlla... por ligji nuk është njëlloj për të gjithë... ka ligj po ka edhe Maliq... shko thuaja atij fukarasë që nuk paguan dot borxhet... ska bukë....... t’u japë kalamajve...... ligjet e fizikës thotë... se u rregulluan punët e tjera, pra..........

Oda dibrane
E lexova shkrimin shumë i dobët flet si me qenë në majë të fikut unë them ne shqiptarëve nuk kanë ç’na duhen këto teori ne kemi qenë këtu të parët gjuha shqipe është më e vjetra e Europës ti që ke ardhur më vonë, ule zërin

Çun Tirone
Ore, prit ti se e ka tjerrë hollë ky Hajn-Shtajni!!?! Prit kur të thotë nesër se koha ecën më ngadalë për atë që lëviz më shpejt??!! Ky do na marrë në qafë të gjithëve ne!!! :(

Caf Susta
E njef ti kët Bertin? E ke parë ndonjëherë në rrugë? Ky e ka pasë shtëpinë te Varri i Bamit, dilte në ballkon i binte qemanes. Tip tuhafi.

Customer service
Sala qeka ftof m’tajare, qi ka vu kta si Ainstani me e mbrojt. Bravo Mero.

Çun Tirone
E mbaj mend edhe unë, Cafo!!! Kalonte me biçikletë para shpisë sime, përditë!!! Tip kaçurrelsi, me musteqe!!! S’i bote kujt keq :):):)

Gurkali
Po mirë o vlla, ça do me thonë ky me kte? Kujt i plasi për shpejtësinë e dritës? E bot kte Ashtajnin si me pas qenë Pandi Raidhi. Na shkruni ndoi gjo për cicat e Toçes, t’na shkoj shpyrti n’ven.

Caf Susta
S’e ke keq ti, Gurkali. Prit kur t’i presi dritat fare KESH-i dhe pastaj hec e flasim prapë për shpejtsinë e dritës. Po s’e paguve, shpejtsia e dritës = zero. Cicat edhe n’errsinë: dy.

Gurkali
Ma mirë me i pre dritat, pra, se me rritë çmimin. Po ky sinjor Albertino po thojka që çmimi nuk rritet ma. Unë qikshtu e mor vesh.

Çun Tirone
Për ca nuk rritet, për ca rritet?!?? Kjo qeka teoria mre!!!

Kaçkavalli
O VLLA, N’VAKUM JETONI JU?

Thesari i Krrabes
Akademik i Beogradit asht ky?

Vokshi
Sa osht shpejtsia e dritës në trafik? A di kush me ma thonë? Sa osht shpejtsia e dritave t’makinës që shkon tërmo? Se ky Anastajni ta hiqka patentën kshu me llafe.

Timi i Shajes
Ta hiqka petllën, thuj. Gjysmat s’i kom mor vesh deri tashi.

Çun Tirone
O Timo, o kaqol, ça bo ktu ti o vlla??!???

Kaçkavalli
ALBERTINO DO JETË NGA ATA TË BOTHËS, OR TAJ. KY TA MERR MENDJEN ME LLAFE, PO KI KUJDES SE MOS TI HEQI PANTALLONAT KUR TË FIKEN DRITAT :):):) SE KËTA SKANË SISTEME REFERIMI, KËTA TA SHKELIN USHKURIN, OR TAJ :):)

Romi jetim
Kur të fiken dritat, apo kur t’i heqi OSHEEja?

Vokshi
Sa osht shpejtsia e errësinës?

Tironsi i revoltum
Unë e njof mirë këtë Einstein-in. Habitem me naivitetin e disa prej komentuesve, që nuk e marrin vesh se ku po don me dalë ky. Einstein-i ka qenë njeriu i Ramiz Alisë në lëvizjen e dhjetorit. Kur shkuam ne te godina 14, për t’iu thënë studentëve të dilnin në shesh, ky na i preu rrugën atëherë, ishte me biçikletë, bashkë me Nikotin Lukashin. Të dy me PARDESY bojë të bardhë, akull të pastra. Tha prisni dhe pak, bëni durim, sa të ikin DRITAT. E pyetëm ku e kishte marrë vesh KAQ SHPEJT që do të iknin dritat, dhe ky na tha “shpejtësia e dritës është e njëjtë për të gjithë vrojtuesit.” Mua që atëherë më la përshtypje TË KEQE kjo shprehje, se ia kisha dëgjuar edhe Salës, kur doli nga takimi me Hekrin. M’u duk sikur foli Ramizi. Kur tha ky kështu, u hodh edhe Nikotin Lukashi dhe shtoi: “pavarësisht nga lëvizja e burimit të dritës.” Morët vesh tani? Këta kanë qenë të gjithë të KOMANDUAR atëherë.

Çun Tirone
Edhe ky i Katovicës paska qenë pra??!!?

Kaçkavalli
JEBEM TI DUSHU BERTI

Tironsi i revoltum
Të gjithë të Katovicës, me paret e sllavit. Tani del ky si p*dh i bukur në gazetë dhe flet kshtu me fjalë të mdhaja, po ne që kemi qenë aty i mbajmë mend të gjitha, nuk harrohet kollaj historia, o babam.

Anonim 33
Me paret e sllavit, ky doktor grashë

Tersi i Pojanit
Cafo ku tamom ke Varri i Bomit e ke pasë shtëpinë ti?

Oda dibrane
po mbiemrin pse e ka kshtu si gjerman ky apo s'i pëlqen mbiemri shqiptar

Kaçkavall
[Ky koment është fshirë nga moderatori.]

Timi i Shajes
Për ça osht ky muhabet se s’po mor vesh gjo un. Mu m’vjen shum KADAL drita ke shpija.

Kahreman
Ky Hane-Shani do ketë mbaru universitet privat, se duket që nuk merr vesht nga ajo puna e dritave. Leni ekspertët të flasin. S’ka gojë ky me folë për ligjet, se ligjet na i bajmë sipas qejfit ose na i ban Evrop*dhi.

Tersi i Pojanit
Po rri o Kahreman se ju bythpërpjetët vetëm Sheriatin dini. Jua tha mirë Tak Ngjala, vetëm Sheriatin. Ju ngriu qafa duke parë nga Lindja.

Çun Tirone
Gjona t’kopjume nga Wikipedia!!!? Good for Albania????!

Caf Susta
Sikur nuk e dimë ne si rrejnë te Wikipedia.

Minkowski
O moderator pse m’i heq komentet. Për transformimet e Lorenz-it e kisha. Ky që ka shkruajtur artikullin ka lënë jashtë pjesën kryesore. Për këtë ka shkruar prof. Zhetro që në vitin 1974.

Caf Susta
Preçiz dhe i saktë.

Kaçkavall
PRITE KUR TA KËRKOJË EDHE KY NOBELIN TASHI!?

(c) 2014-2025 Ardian Vehbiu. Një version i këtij shkrimi është botuar në “Peizazhe të fjalës” në 2014. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Imazhi në kopertinë është realizuar me Midjourney.

Lini një Përgjigje