Autoriteti i Dosjeve organizon aktivitet në Burgun e Spaçit

22 Maj 2024, 10:12Kulturë TEMA
Autoriteti i Dosjeve organizon aktivitet në Burgun e Spaçit

Në kuadër të 51-vjetorit të Revoltës së Burgut të Spaçit, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

në bashkëpunim me Këshillin e Europës, organizon aktivitetin: “SPAÇI, DJE DHE SOT - një ditë kujtese me të rinjtë”.

Aktiviteti do zhvillohet me 24 MAJ 2024 ORA 10:30 te Ish-Kampi Burg i Spaçit. ????????.???????? – ????????.???????? Mbërritja në Spaç nepërmjet mjeteve të transportit.

 

Me pjesëmarrësjen e të rinjve dhe mësuesve të shkollave të arsimit të mesëm dhe 9-vjeçar.

Aktiviteti, “SPAÇ, DJE DHE SOT- NJË DITË KUJTESE MË TË RINJTË” 

 51 - VJET NGA REVOLTA E SPAÇIT vjen në bashkëpunim me  

 Këshillin e Europës dhe kulmon punën e nisur një vit më parë për edukimin e brezit të ri, përmes botimeve dhe materialeve audiovizuale të realizuara nga AIDSSH. 

 Synimi i aktivitetit është që të bashkojë në një ditë dy aspekte të kujtesës historike; - informacionin dhe vizitën në vendin e kujtesës. Të dyja këto aspekte janë pjesë e edukimit qytetar në përputhje me vizionin e AIDSSH-s dhe marrëveshjen që institucioni ka me Ministrinë e Arsimit. 

 Organizimi i aktivitetit ka si pjesëmarrës kryesorë dy grupe të rinjsh nga shkolla të arsimit të mesëm dhe 9-vjeçar dhe një grup mësuesish nga shkolla të ndryshme, me qëllim njohjen e këtij vendi dhe historisë së tij nga brezi i ri. Koncepti i vizitës është një ekskursion, ku nxënësit kalojnë një ditë në ish-kampin burg të Spaçit. 

 Gjatë vizitës jepet edhe informacioni në formë libri, dokumentari dhe dëshmish reale ku konkretisht do të bëhet prezantimi i botimit të ri për fëmijë, diskutimi i librit për të rinj, “Spaç, historia e një revolte”, shfaqja e dokumentarit me metrazh të shkurtër për të rinj “3 ditët e lirisë në Spaç", si dhe një bashkëbisedim i lirë midis ish- të dënuarve politikë dhe nxënësve. 

Pjesëmarrësit do të shohin gjithashtu dhe ekspozitën “Gjurmë qëndrese në Spaç” si dhe një ekspozitë me punime artistike nga nxënës të shkollave të mesme artistike dhe qendrës “Tumo”. 

Në përfundim të aktivitetit, nxënësit pjesëmarrës do të lënë gjurmën e tyre të kujtesës për Spaçin në një baner të posaçëm. A.K./TemA


 

Lini një Përgjigje