Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë sjell ikona për herë të parë

21 Maj 2024, 16:07Kulturë TEMA

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë sjell ikona

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë ka çelur ekspozitën “Johan Pagëzori”, që sjell figurën Pagëzorit si një nga figurat më komplekse, të jashtëzakonshme dhe më të pikturuar në traditën e ikonografisë bizantine.

Drejtoresha e këtij muzeu Fjoralba Prifti ka bërë me dije se pjesa më e madhe e ikonave ekspozohen per herë të parë.

Ikona të cilat janë të përzgjedhura përgjatë shekujve 14-20, përmbajnë stile dhe interpretime të ndryshme, mbeten autorë anonim por kemi e autorë të shquar Kostandin Jeremonaku, i përkasin periudhave dhe stileve të ndryshme dhe secila është unike në llojin e vet”- u shpreh Fjoralba Prifti.

Mitropoliti i Korçës, Voskopojës dhe gjithë juglindjes Hirësia e tij Imzot Joan Pelushi është shprehur se Joan Pagëzori është një nga 3 figurat më të rëndësishme të krishterimit.


” Mesazhi i Shën Joan Pagezorit është shumw i rëndësishëm për të gjitha kohërat. Është mesazhi i pendimit. Që do të thotë se gjithkush nga ne ka nevojë të meditoje e ndryshoje mënyrën e të menduarit dhe jetuarit, ky është pendimi i vërtetë. Është mesazhi i ardhjes së Krishtit, lajm i mirë. Është mesazhi i guximit për të thënë të vërtetën ”

Në këtë ekspozitë janë paraqitur 13 ikona të Johan Pagezorit, 11 prej të cilave paraqiten për publikun për herë të parë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në pjesën më të madhe të sezonit turistik. A.K./TemA

4 Komente

  1. 2
    222

    Gjon i thon Pagëzorit në shqip...

    Përgjigjjuni
    1. w
      www

      Gjon i thon katoliket ,,,orthodhokset i thon Joani ,,Jani ,,,,myslymanet i thon ,,,,Jonuz ,,,,

      Përgjigjjuni
    2. L
      Liu

      Ose Jovan po kurr Johan Ahhh Noli i shkret

      Përgjigjjuni
      1. P
        Perjetesisht qofte i bekuar emri i tij

        Shenjtoret e krishterimit,qe kane shpetndare ne shekuj,dashuri deri ne sakrifice midis njerzve,pamvaresisht cfare race dhe besimi eshte.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje