Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi në Durrës mbrëmje poetike

20 Maj 2024, 15:41Kulturë TEMA
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi në Durrës

Në ditën ndërkombëtare të Muzeve, me 18 Maj, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një takim poetik.

Në Torrën Veneciane në Durrës, mes vargjeve dhe muzikës, u kujtua rëndësia që kanë këto hapësira për trashëgiminë tonë.

Gjithashtu aty u recituan poezi të ndryshme pa lënë në harresë se ky vit është shpallur nga QKLL si viti “Lasgush Poradeci”.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin figura të njohura të letërsisë dhe poezisë shqiptare si Mimoza Ahmeti, Liridon Mulaj, Bashkim Hoxha. A.K./TemA