Premiera e “Na ishte njëherë”, shfaqja e Fatos Berishës duartrokitet në Korçë

20 Maj 2024, 12:22Kulturë TEMA
Premiera e “Na ishte njëherë”, shfaqja e Fatos

“Na ishte një herë” është drama e regjisorit Fatos Berisha që u vendos në skenën e Teatrit “Andon Z. Çajupi”.

Një shfaqje tronditëse dhe me shumë emocion që ka ngjitur në skenë aktorët e rinj të teatrit Silvio Goskova, Juxhin Plovishti, Xhuliano Brisku dhe Antonio Tole.

Regjisori tregon se vepra e autorit irlandez Martin McDonagh, e titulluar “The pillowman” është vënë në skenë për herë të parë në gjuhën shqipe.

“Është hera e parë dhe për mua është vërtet kënaqësi. Edhe unë lotova, kështu që besoj se shkpoi mirë. Unë disi u dashurova me teatrin dhe qytetin. Kam qëndruar këtu 11 ditë dhe e kam shijuar shumë Korçën”,-tha Fatos Berisha, regjisori i shfaqjes


Aktorët tregojnë për emocionet pas shfaqjes, duke falenderuar publikun për duartrokitjet.

“Mendoj se u arrit qëllimi i shfaqjes, unë e kam shijuar shumë. U ndje energjia e publikut”,-tha Silvio Goskova, aktor.

“Kjo ëhstë shfaqja ime e  parë dhe jam shumë i lumtur të punoj me një regjisëor si Fatos  Berisha”, -tha Antonio Tole, aktor.

Shfaqja “Na ishte njëherë” do të ngjitet në skenën e teatrit të Korçës edhe për dy netë të tjera gjatë kësaj fundjave. A.K./TemA

Lini një Përgjigje