Çelet ekspozita në Kryeministri me artefakte nga jeta e përditshme e pakicave kombëtare

20 Maj 2024, 14:30Kulturë TEMA
Çelet ekspozita në Kryeministri me artefakte nga jeta e

Qendra për Hapje dhe Dialog, në kuadër të "Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim", do të sjellë në "Bibliotekën e Kryeministrisë" ekspozitën me veshje, artefakte, botime, foto dhe piktuara nga jetesa, traditat dhe zakonet e pakicave kombëtare.

Kjo iniciativë vjen për herë të parë në COD, në bashkëpunim me Komitetin për Pakicat Kombëtare si një mundësi për të promovuar kulturën e pakicave kombëtare në Shqipëri, duke prezantuar kulturën e tyre unike përballë bashkëqytetarëve shqiptarë, me të cilën ndajnë jetën e përditshme, si dhe t’i nxisë ata të jenë pjesë e integruar e shoqërisë sonë pa barriera.

Aktiviteti do të zhvillohet të martën me 21 Maj në orën 10:00 të paradites. A.K./TemA

2 Komente

  1. w
    www

    Pakicat fetare ,,,orthodhoks ,katolik ,,,,kan shum dallim nga shumica myslymane ,,,,te studjohet kjo pune ,,,,,se nga besimi fetar i trasheguar jan kultivuar tradita e zakone ,,,qe jan te ndryshme nga besimi tjeter ,,,,

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ledina

      Nuk shkon te mbyllesh Galerine e Arteve dhe te hapesh dyert e Kryeministrise qe duhej te ishin ambiente te pritjes se halleve te popullit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje