Autoriteti i Dosjeve organizon aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit

22 Janar 2026, 11:33Kulturë TEMA

Autoriteti i Dosjeve organizon aktivitet për Ditën

Në kuadër të përkujtimit të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit (27 janar), Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) ju fton të merrni pjesë në aktivitetin kushtuar kësaj dit për të nxitur kujtesën historike dhe për të paralajmëruar mbi pasojat e sistemeve totalitare, që lindin nga urrejtja, heshtja dhe mohimi i së vërtetës.

Aktiviteti është pjesë e programit të Klubit të Librit, ku përmes diskutimit mbi veprën e autorit Marcel Hila, “Rrufeja në shtëpinë e mikpritësit”, dhe në bashkëpunim me Muzeun “Besa” dhe Universitetin e Tiranës (Fakulteti i Historisë – profili “Mësues në Histori”), vijon puna e nisur në funksion të Platformës me burime të hapura “Mësojmë nga e kaluara 1944–1991”.

Data: 26 janar 2026
Ora: 15:30
Vendi: Zyrat e AIDSSH-së
Moderatore: Dr. Monika Stafa
I pranishëm: Autori Marcel Hila

Pjesëmarrës: Studentë të programit Master “Mësues në Histori”
Të ftuar institucionalë: përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Muzeut “Besa” dhe institucioneve partnere

A.K./TemA

Lini një Përgjigje