Këshilli i Ministrave miratoi sot lirimin nga detyra të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare.
Sipas vendimit të mbledhjes së sotme në mbështetje të ligjit “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave vendosi që Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të lirohet nga kjo detyrë.
Për zbatimin e vendimit ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Studiuesi, përkthyesi dhe publicisti Piro Misha e emërua në këtë detyrë më 1 gusht të 2019.
A.K./TemA
Pse nuk thuhet motivacioni , perse u shkarkua. . . doli ne pension , per dobesi e mangesi ne pune , per shkelje ligjore apo disiplinore , apo iu a leme turmave dhe gjithologeve ta mbushin kete boshllek ? !
ka dale ne pension, prandaj fjala `shkarkim` eshte nonsens. Duhej `lirohet nga detyra se del ne pension`.
Kurse une di se s'ka fare Bibloteke kombetare. Ajo prej vitesh nuk funksionon.