Kjo pikturë, e titulluar "Foleja e gërezave" e Carter ka dalë në ankand kët ditë bashkë me tre piktura të tjera që, secila kushton nga 15 mijë euro
Shtëpia e ankandeve Christie's do të shesë një koleksion pikturash, suveniresh dhe objektesh politike nga koleksioni privat i Presidentit Jimmy Carter, i cili vdiq në dhjetor 2024 në moshën 100 vjeç, dhe gruas së tij, Rosalynn Carter, e cila vdiq në nëntor 2023.
Janë të paktë ata që e dinin se lideri i fuqishëm i Shtëpisë së Bardhë gjente paqe pas penelit dhe tashmë vepra e titulluar “Këmbanorja” pritet të shitet në Nju Jork, në ankandin e agjencisë Christie’s, për 6 deri në 8 mijë dollarë.
Befasitë nuk ndalen te piktura të tjera që kapin vlera deri në 10 mijë dollarë. Ankandi zbulon se Carter ishte edhe një marangoz i pasionuar.
Një tavolinë kafeje e punuar me dorë nga ai, duke ripërdorur drurin e vjetër të një grazhdi, dëshmon stilin e thjeshtë të jetesës që ai zgjodhi të bënte në Plains të Gjeorgjisë, larg luksit dhe dritave të Uashingtonit.
Koleksioni përfshin detaje intime: shallë me motive kikiriku, simbol i origjinës së tij si fermer, letra dashurie të shkruara për bashkëshorten Rosalynn dhe kapelet e tij Stetson. Përfaqësuesit e Christie’s thonë se çmimet janë qëllimisht “demokratike”, duke filluar nga vetëm 100 dollarë, për t’i dhënë mundësi çdo admiruesi të zotërojë një fragment nga jeta e presidentit që e bëri thjeshtësinë emblemën e tij.
Ankandi online do të qëndrojë i hapur deri më 27 janar. /mapo/
Lini një Përgjigje