Bashkia Shkodër fton krijuesit muzikorë në Festivalin “Luleborë”

6 Gusht 2025, 21:05Kulturë TEMA
Bashkia Shkodër fton krijuesit muzikorë në Festivalin

 Bashkia Shkodër hapi thirrjen për pjesëmarrje në Festivalin “Luleborë”, shkruan atsh.

Thirrja u drejtohet të gjithë krijuesve: kompozitorë, tekstshkrues, këngëtarë apo grupe muzikore që të dorëzojnë këngët e tyre të reja deri më datën 15 gusht 2025.

Një nga kriteret është që kënga të jetë e papublikuar më parë. Gjithashtu duhet arranxhimi dhe zëri i këngëtarit (demo përfundimtare), partitura, teksti si dhe të jetë caktuar emri i interpretuesit. Bashkia Shkodër shton se një autor muzike mund të dorëzojë e shumta 1 këngë, ndërsa autorët e teksteve mund të paraqesin deri në 2 tekste këngësh.

“Luleborë” është një festival që i kushtohet muzikës së re shqiptare dhe këtë vit pritet të zhvillohet edicioni i tij i 10-të.

Lini një Përgjigje