Muzeu i Drishtit do të jetë së shpejti pjesë e rrjetit të muzeve të Shkodrës.
Lajmin e bëri me dije kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, teksa shtoi se prej disa ditësh ka nisur puna për rijetësimin e këtij institucioni kulturor.
Sipas Becit, muzeu i Drishtit i jep vlerë zonës përmes nxjerrjes në pah të trashëgimisë dhe pasurive kulturore të Drishtit, Postribës dhe mbarë Shkodrës, shkruan atsh.
Muzeu, por edhe kalaja e Drishtit pritet të kthehen në atraksione turistike të Shkodrës, për vendasit, por edhe për turistët e huaj.
Godina e muzeut është trekatëshe dhe e përbërë totalisht prej guri, ndërsa në të janë projektuar gjashtë dhoma në formën e muzeve.
Një nga dhomat është e pajisur me veshjet tradicionale të zonës, ndërsa në hapësirat e tjera do të ofrohen copëza të tjera të artit dhe trashëgimisë së Shkodrës, përmes suvenireve dhe objekteve të ndryshme.
Restaurimi i muzeut të Drishtit, pritet që ta kthejë këtë godinë në një institucion që pasqyron traditën dhe kulturën mijëravjeçare të zonës së Drishtit.
Shkodra ka ne nje katun nje gur te madh qe e quajne guri i zi. Dikush e ka rrethu me mure duke e "privatizuar" eshte nje fenomenn gjeologjik i bukur. Riktheheni kete bukuri natyrore qytetareve.