Vepra e Carl Orff, “Carmina Burana” rikthehet në Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, shkruan atsh.
Shfaqja e shumëpritur rikthehet në TKOBAP më e freskët se kurrë me solistë të mirënjohur, Korin dhe Orkestrën Simfonike, nën drejtimin e dirigjentit të dashur nga publiku, Sergio Alapont.
Vepra monumentale e Carl Orff do të sjellë për dy net me radhë një spektakël tingujsh, i krijuar nga më shumë se 170 artistë që ngjiten në skenë. Kryevepra botërore e kompozitorit gjerman, vjen për publikun shqiptar edhe me interpretimin e Korit të Zërave të Bardhë i cili u bashkohet profesionistëve, për të krijuar një natë të mbushur me emocione dhe energji të papërmbajtshme.
Nën drejtimin e maestros Sergio Alapont dhe maestro Dritan Lumshit do të interpretojnë soprano Eva Golemi, Nina Muho, tenori Matias Xheli dhe baritoni Armando Likaj. Shfaqja do të vihet në skenën e TKOBAP më 25 dhe 26 qershor.
Carmina Burana është një kantatë e kompozuar në 1935 dhe 1936, bazuar në 24 poezi nga një koleksion mesjetar poemash të shkruara në latinisht dhe gjuhë të tjera të Mesjetës. U interpretua për herë të parë nga Oper Frankfurt më 8 qershor 1937. Është pjesë e Trionfi, një triptik muzikor që përfshin gjithashtu “Catulli Carmina” dhe “Trionfo di Afrodite”. Pjesa e parë dhe e fundit e pjesës quhen “Fortuna Imperatrix Mundi” (“Pasuri, Perandoresha e Botës”) dhe fillojnë me muzikën e fuqishme të “O Fortuna”.
Lini një Përgjigje