Më poshtë postimi i plotë i Gonxhes:
Në Bienalen e Venecias pata kënaqësinë të takoj Ministren e Kulturës dhe Turizmit të Kosovës, Saranda Bogujevci, në një moment të veçantë gjatë çeljes së Pavijonit Kombëtar të Shqipërisë në Bienalen Ndërkombëtare të Artit 2026.
Ky ishte një takim ku ndamë vizionin për më shumë bashkëpunim kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës, për mbështetjen e artistëve tanë në skenën ndërkombëtare dhe për projekte të përbashkëta që promovojnë identitetin dhe krijimtarinë shqiptare përtej kufijve.
Bienalja e Venecias është një nga hapësirat më të rëndësishme të dialogut kulturor global dhe prezenca e Shqipërisë dhe Kosovës këtu është një moment krenarie, por edhe një mundësi për të forcuar lidhjet tona drejt ndërkombëtarizimit të skenës artistike e kulturore.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje