Bienalja e Venecias/ Gonxhja: Pjesëmarrja e Shqipërisë në Bienalen e Venecias përfaqëson një moment të rëndësishëm për afirmimin e artit dhe identitetit kulturor shqiptar (FOTOT)

8 Maj 2026, 21:44Kulturë TEMA
Bienalja e Venecias/ Gonxhja: Pjesëmarrja e Shqipërisë në

Më poshtë postimi i plotë i ministrit Blendi Gonxhja:

Shqipëria në Bienalen e Venecias 2026: “A PLACE IN THE SUN” nga Genti Korini sjell artin bashkëkohor shqiptar në skenën botërore.

Sot, në Venecia, u inaugurua Pavijoni Kombëtar i Shqipërisë në edicionin e 61-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia, me veprën “A PLACE IN THE SUN” të artistit Genti Korini, kuruar nga Małgorzata Ludwisiak.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Bienalen e Venecias përfaqëson një moment të rëndësishëm për afirmimin e artit dhe identitetit kulturor shqiptar në një nga ngjarjet më prestigjioze të artit bashkëkohor në botë. Në këtë skenë globale, Shqipëria prezantohet me një pavijon që sfidon mënyrat tradicionale të komunikimit artistik dhe hap një dialog të ri mbi historinë, kujtesën, gjuhën dhe identitetin.

Ky prezantim vjen në një moment kur Shqipëria po forcon gjithnjë e më shumë rolin e saj në hartën ndërkombëtare të kulturës dhe artit bashkëkohor, duke investuar në krijimtarinë moderne, në mbështetjen e artistëve shqiptarë dhe në transformimin e institucioneve kulturore në hapësira aktive dialogu dhe bashkëkrijimi.

Urime artistit Genti Korini, kuratores Małgorzata Ludwisiak dhe gjithë ekipit realizues për këtë prezantim dinjitoz të Shqipërisë në Bienalen e Venecias 2026!

Pavijoni Kombëtar i Shqipërisë në Bienalen e Venecias do të jetë i hapur për publikun nga 9 maji deri më 22 nëntor 2026.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje