Më poshtë postimi i plotë i Ministrit Gonxhja në fb:
Piramida e Tiranës vijon të transformohet si një hapësirë ku historia, teknologjia dhe vizioni për të ardhmen bashkëjetojnë.
Në Innovation Hub u prezantua koncepti i rishikuar për Ekspozitën Interaktive të Piramidës, një projekt që synon të krijojë një eksperiencë moderne dhe gjithëpërfshirëse për vizitorët, duke ruajtur autenticitetin historik të këtij simboli të Tiranës dhe duke e lidhur atë me aspiratat e së ardhmes.
Koncepti i përditësuar reflekton komentet dhe kontributet e partnerëve, institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në këtë proces, në funksion të krijimit të një ekspozite dinamike që i jep jetë kujtesës, inovacionit dhe identitetit urban të qytetit.
Në takim morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bordit të AADF Michael Granoff, përfaqësues të AADF, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkia Tiranë, dhe institucione e agjenci partnere.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje