Më poshtë postimi i plotë i Blendi Gonxhes, Ministri për Kulturën në fb:
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka kënaqësinë të ftojë publikun në hapjen e Pavijonit Shqiptar në edicionin e 61-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit - La Biennale di Venezia, një nga ngjarjet më prestigjioze të artit bashkëkohor në botë.
Më 8 maj, në hapësirat e Arsenales në Venecia, Shqipëria prezantohet me veprën “A Place in the Sun” të artistit Genti Korini, një projekt që eksploron dimensione të thella të përvojës njerëzore dhe vendos krijimtarinë shqiptare në dialog me skenën ndërkombëtare të artit.
Nën kurimin e Małgorzata Ludwisiak dhe me një ekip artistik e teknik të përbërë nga emra të njohur ndërkombëtarisht, ky pavijon është një dëshmi e qartë e potencialit krijues që Shqipëria ofron dhe e angazhimit për ta promovuar atë në platformat më të rëndësishme globale.
Pavijoni Shqiptar do të qëndrojë i hapur për publikun nga 9 maji deri më 22 nëntor 2026, duke mirëpritur vizitorë nga e gjithë bota dhe duke kontribuar në forcimin e imazhit të Shqipërisë si një destinacion kulturor dhe artistik.
⸻
Kuratore: Małgorzata Ludwisiak
Me pjesëmarrjen e: Sonia Roszczuk
Muzika origjinale: Tobias Koch
Drejtori i fotografisë (DoP): Erfort Kuke
Komisionuar dhe mbështetur nga: Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
⸻
Partner Kryesor: ABI Bank
⸻
Me mbështetje edhe të:
Bashkia Tiranë
Fondacioni MANE
Fondacioni i Familjes Śmiechowski
Galeria Jecza
Teatri i Kukullave, Tiranë
———
Prodhuar nga: Kube Studios
Lini një Përgjigje