Çmimi “PASHKO” rikthehet me edicionin e gjashtë, një ftesë për mendim kritik dhe ide të reja

7 Maj 2026, 19:46Kulturë TEMA
Çmimi “PASHKO” rikthehet me edicionin e gjashtë,

Në një kohë kur idetë e reja dhe mendimi kritik janë më të domosdoshëm se kurrë, Çmimi “PASHKO” vjen si një nga platformat më të rëndësishme intelektuale në Shqipëri. I krijuar në vitin 2014 në nder të ekonomistit dhe mendimtarit liberal Gramoz Pashko, ky çmim synon të nxisë kërkimin shkencor dhe të shpërblejë guximin intelektual në trajtimin e ideve të reja.

Me një vlerë prej 2500 eurosh dhe fitues të mëparshëm s Arben Xibri, Besarta Vladi, Fitim Zekthi dhe Ervis Iljazaj, çmimi akordon veprën më të mirë jo letrare në fusha si ekonomi, filozofi, histori, shkenca politike, sociologji, inovacion, mjedis dhe komunikim. Përmes tij promovohen ide që sfidojnë mendimin e zakonshëm dhe hapin debate të reja mbi shoqërinë dhe zhvillimin.

I organizuar nga Instituti PASHKO, ky çmim vazhdon trashëgiminë e Gramoz Pashkos si një figurë kyçe e tranzicionit shqiptar dhe e mendimit liberal. Aktualisht, edicioni i gjashtë fton studiues dhe autorë të rinj të paraqesin punimet e tyre origjinale të cilat do të shqyrtohen nga një juri profesioniste, aktivitet që do te mbahet në ambientet e Uiversitetit Europian të Tiranës në datën 13 maj duke nisur nga ora 17:00, duke i dhënë zë ideve që meritojnë të dëgjohen.

*Çmimi “Pashko” është një iniciativë e rëndësishme akademike dhe intelektuale në Shqipëri, e themeluar në vitin 2014 për të nderuar figurën dhe trashëgiminë e ekonomistit dhe mendimtarit liberal Gramoz Pashko. 

/MAPO/

1 Komente

  1. A
    Adem

    po cfare instituti pashko, ai mbetet nje nga kelyshet e ramiz Alise qe sherbeu per te genjyer popullin me cekun e bardhe, dhe per te bere gjoja kalimin e bute nga socializmi ...ne kapitalizem.. qe ne fakt perfundoi me `97, 98, dhe tranzicion te zgjatur. Ku ishte e mira e tij?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje