Rama: Baleti “Carmen”, erdhi fuqishëm në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit, dhe Ansamblit Popullor (FOTO)

7 Maj 2026, 20:34Kulturë TEMA
Rama: Baleti “Carmen”, erdhi fuqishëm në Teatrin

Më poshtë postimi i plotë i Edi Ramës në fb:

Baleti “Carmen”, erdhi fuqishëm në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit, dhe Ansamblit Popullor, nën interpretimin e balerinës së mirënjohur shqiptare Anbeta Toromani, në rolin e Carmen.

Me muzikën e pavdekshme të Georges Bizet dhe koreografinë e një artisti të madh si Amedeo Amodio, ky produksion erdhi premierë në skenën e TKOBAP-së.

Në këtë rrëfim të zjarrtë, Anbeta Toromani si Carmen, përballë Alessandro Macario në rolin e Don José dhe Luca Curreli si Escamillo, krijuan një lojë dhe ndërthurje emocionesh, ku dashuria, xhelozia dhe sfida u përplasën në skenë me intensitet të jashtëzakonshëm.

Shfaqja vijon edhe në datat 9-10 maj

A.K./TemA

2 Komente

  1. k
    kris

    Ne shikojme baletin Rama shkruar nga baletmaestro Sali dhe lujtur me mjeshteri nga zeni,Zaho e Belinda

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      KJo thenie e Rames do mbetet per shume e shume vite ndoshta shekuj si nje lapidar vleresimi per teatrin e operes se baletit. Ku kishte kapacitet per vlersime te tilla mjeshterore vetem 13 vjet me pare nga nje kryeministet gjysemanalfabeet si Berisha.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje