Në seancën pyetje-përgjigje të zhvilluar dje me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, kjo e fundit drejtoi një sërë pyetjesh rreth vendimit për të ngritur Muzeun Arkeologjik në mjediset e një parkingu nëntokësor.
Zhupa tha se, shqiptarët do ta kenë muzeun arkeologjik në një kat parkimi nëntokësor.
“Në të gjithë botën arkeologjia funksionon duke nxjerrë nga toka në dritën e diellit, për të zhgroposur gjetjet, kurse në Shqipëri ndodh e kundërta. A thua se na vjen turp nga identiteti dhe historia e shqiptarëve”, tha deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.
Sipas saj vendosja e artefakteve në këtë mjedis, është vrasje që i bëhet identitetit shqiptar.
“Kam thirrur ministrin të na thotë se cili është modeli ndërkombëtar të cilit i është referuar në konceptimin e një kati parkimi si muze arkeologjik. A është konsultuar komuniteti i ekspertëve të trashëgimisë kulturore dhe a ka pasur mendime kundërshtuese nga ata? Si e justifikon zgjedhjen e një hapësire të tillë kur muzeu ka nevojë për një ekspozim dinjitoz duke i dhënë rëndësi trashëgimisë që përfaqëson?”, ishin disa nga pyetjet që i drejtoi deputetja e opozitës, kreut të MTKS.
Në fund Zhupa pyeti edhe rreth kushteve teknike të ruajtjes së artefakteve (ndriçimi, lagështia etj.) dhe e konsideroi këtë muze, groposje në një kat parkimi. A.K./TemA
Cfare fytyre e shemtuar kjo sorra bolshevike e Sali vrasesit.