Nën tingujt e pavdekshëm të muzikës filmike, Tirana do të shndërrohet në një skenë të madhe emocionesh, duke mirëpritur koncertin “Morricone ishte im atë” në kuadër të festimeve për Ditën e Evropës. Me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Edi Rama, kjo mbrëmje pritet të sjellë në zemër të kryeqytetit një homazh të veçantë për Ennio Morriconen, një prej kompozitorëve më të mëdhenj të muzikës së kinemasë botërore.
Koncerti “Morricone dirigjon Morriconen” do të zhvillohet në sheshin “Italia”, mbrëmjen e 9 majit ku Andrea Morricone do të dirigjojë Orkestrën Simfonike të RTSH-së, duke sjellë për publikun emocionin e veprave ikonike të të atit. Në këtë mbrëmje do të marrë pjesë edhe Marco Morricone, i cili përmes fjalës do të rikthejë kujtimin dhe trashëgiminë artistike të familjes Morricone.
“Është një koncert jashtëzakonisht i rëndësishëm, të luajmë si të gjitha orkestrat e botës muzikën e Enio Moricones. Koncerti do të jetë në Ditën e Evropës nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama. Kush nuk do kënaqet duke dëgjuar muzikën e Morikones? Edhe ne instrumentistëve na bëhet mishi kokërr kur luajmë muzikën. Mendo se sa i bukur dhe sa emocionues do të jetë ky koncert”, u shpreh Blerta Ristani, drejtoreshë e Orkestrës Simfonike të RTSH-së.
Kjo mbrëmje muzikore pritet të ndërthurë kujtesën, familjen dhe artin, duke e kthyer koncertin në një homazh të ndjerë dhe një përjetim të veçantë për publikun shqiptar, në nder të trashëgimisë së pavdekshme të Morricones. A.K./TemA
Ku eshte foto e radhes e Eni Vasilit me djalin e Morrikones?! Morrikone me Morribuçen e RTSH. Foto Kult. Sduhet ti mungoje albumit te paftyresise kjo foto. Por KM si dirigjent i vjeter, ja ka rezervuar vendin dhe instrumentin do do i bjere drejtoresha dhe per pak kohe...edhe sapunin.