“Ka derdhur shpirtin në çdo notë”/ Komentuesit e Eurovizonit vlerësojnë Alis

8 Maj 2026, 11:15Kulturë TEMA
“Ka derdhur shpirtin në çdo notë”/ Komentuesit e

E ndërsa kanë mbetur pak ditë nga nisja e ngjarjes më të madhe muzikore europiane në Vjenë të Austrisë, faqja zyrtare e Eurovision Song Contest ka ftuar mbi dy milionë ndjekësit e saj për të dëgjuar, shijuar dhe votuar këngëtarët pjesëmarrës.

Një prej tyre është Alis, përfaqësuesi i Shqipërisë me këngën “Nan”.

Në postimin e shoqëruar dhe me disa momente shpërthyese të këngës, Eurosong thotë se këngëtari shqiptar, i veshur shik, ka derdhur shpirtin e tij në çdo notë të kësaj kënge.

Eurovision Song Contest 2026 do të transmetohet drejtpërdrejt më 12, 14 dhe 16 maj, duke premtuar një spektakël të paharrueshëm për miliona shikues.

Publiku shqiptar do të mund ta ndjekë Eurovision  në RTSH1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana.

A.K./TemA

2 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    Vk po cfare jane keto kenge per eurovizion more aman na felliqet fare , vjet me ate baxhellen Koken dhe sivjet me kete murgun,turp per shqiperine ,vendi yne ka talente po leku s te le te dalesh i pari

    Përgjigjjuni
    1. t
      troc

      SUKSESE ALIS!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje