PIKTURA E DITËS: “Aty ku fillojnë Bjeshkët e Nemuna” peizazh nga Skënder Strica

8 Maj 2026, 19:27Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: “Aty ku fillojnë Bjeshkët e Nemuna”

Piktori Skënder Strica konsiderohet si një ndër peizazhistët më të mirë të arteve pamore shqiptare. "Në Nikç të Malesisë së Madhe, aty ku fillojnë Bjeshkët e Nemuna dhe aty ku kanë mbetur vetëm 5-6 shtëpi vetëm me pleq", shkruan piktori lidhur me peisazhin e tij të fundit.

Shkodra ka një traditë të hershme në artin e pikturës që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Skënder Strica është piktori i njohur shkodran që çdo ditë frymëzimin e hedh në telajo, duke i dhënë ngjyra asaj e bashkë me të edhe shpirtin e tij të lirë.

Skënder Strica është “produkt” i traditës së qytetit në këtë fushë dhe dashurinë për Shkodrën e tij e shpreh në çdo rast. "Skënder Strica ka realizuar 12 ekspozita jo vetëm në Shkodër por edhe në Malin e Zi dhe deri në Austri. Ai është modeli i një artisti që dashurinë për të bukurën e ka rrënjosur thellë në punimet e tij".

Alpet e Shqipërisë, me peisazhin e veçantë natyror, vazhdojnë të tërheqin interesimin e vizitorëve të shumtë, por edhe artistëve, mes të cilëve është edhe piktori Skënder Strica, i njohur si “piktori i maleve”, i cili pjesën më të madhe të krijimtarisë ja ka kushtuar Alpeve.

"Peizazhet e tij janë po madhështore, si vetë natyra shqiptare!" vërejnë kritikët.

/MAPO/

Lini një Përgjigje