“Biri i Fotografit” - Një libër për Holokaustin dhe mikpritjen shqiptare

22 Shkurt 2023, 21:30Kulturë TEMA

“Biri i Fotografit” - Një libër për Holokaustin dhe

Botimi në gjuhën angleze i librit “Biri i Fotografit” solli sërish në kujtesë historinë e familjes Mandil e cila gjatë periudhës së Holokaustit u shpëtua nga familja Veseli në Shqipëri.

Megjithëse ngjarja zhvillohet në një nga periudhat më të errëta në historisë së njerëzimit, autorja e këtij libri, Maya Klinger e ka përshtatur këtë vepër edhe për fëmijë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës autorja thotë se qëllimi është që brezat e rinj të mësojnë nga e kaluara dhe që ngjarje si ajo e Luftës së Dytë Botërore të mos përsëriten në të ardhmen.

“Shqiptarët u zgjasin dorën të gjithë njerëzve që kërkojnë ndihmë, sikur të ishin pjesë e familjes së tyre, duke u dhënë ndihmën që u duhet. Këtu përfshihen rrobat, ushqimi dhe një vend për të qëndruar, derisa rreziku për ta të ketë kaluar. Ata duhet ta bëjnë këtë edhe nëse personi që kërkon ndihmë është i krishterë, apo hebre dhe jo një mysliman si ata”.

Kështu i përshkruan shqiptarët dhe traditën e besës, Gavra, protagonist i librit “Biri i Fotografit”, një vepër e bazuar në ngjarjen e vërtetë të familjes hebreje Mandil, e cila gjatë kohës së Holokaustit u shpëtua nga familja Veseli në Shqipëri.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, autorja nga Jeruzalemi që jeton në Shtetet e Bashkuara, Maya Klinger thotë se kjo vepër është një tregues se edhe në periudhat më të errëta të historisë, ka shpresë dhe njerëz me vullnet të mirë.

“Mendoj se pjesa më e rëndësishme e moralit të këtij libri është se disa njerëz nuk i shohin të tjerët si hebre, të krishterë apo myslimanë, por vetëm si njerëz, që kishin nevojë për ndihmë. Është historia e atyre që ndihmuan pa hezituar dhe pa bërë shumë pyetje. Kjo është ajo që unë dua të marrin lexuesit në librin tim”, thotë zonja Klinger.

Anëtarët e familjes Veseli strehuan fshehurazi familjan katër-anëtarëshe Mandil nga viti 1943 deri më 1944, periudhë kjo kur Shqipëria ishte nën pushtimin gjerman.

Ndonëse kanë kaluar vite, pasardhësit e këtyre dy familjeve vazhdojnë të ruajnë lidhjet midis tyre.

Kjo nuk është një histori e rrallë në Shqipëri.

“Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë ku pas përfundimit të luftës numri i hebrenjve ishte shumë herë më i lartë krahasuar me periudhën para luftës. Nëse para luftës në Shqipëri ndodheshin 200 deri 300 hebrenj, pas luftës atje ishin gati 2 mijë hebrenj. Njerëzit kanë shkuar atje nga ish-Jugosllavia, Greqia dhe vende tjera. Kjo tregon mikpritjen e shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë që ishin me ta”, thotë autorja Klinger.

75 shqiptarë janë në mesin e personave që nderohen nga shteti i Izraelit për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit, por numri i atyre që kanë ndihmuar besohet se është më i lartë.

Refik Veseli është shqiptari i parë që është futur në këtë listë, më 1987.

Autorja Klinger thotë se ka marrë përsipër një mision që histori frymëzuese si ajo e familjes Mandil dhe Veseli të dokumentohen përmes veprave të tilla.

Roli i këtij misioni rritet çdo vit, thotë ajo, ndërsa numri i atyre që e kanë përjetuar Holokaustin pakësohet.

“Sepse brenda pak vitesh, nuk do të ketë mbetur më ndonjë prej tyre gjallë për t’i treguar këto histori vetë, por duhet që përmes veprave të tilla ta kujtojmë të kaluarën. Ky është një qëllim që i kam vënë vetes”, thotë ajo.

Libri i autores Klinger është përshtatur për fëmijë nga mosha 9 vjeçare.

Zonja Klinger thotë se kjo është mënyra e duhur që brezat e rinj të përgatiten për jetë.

“Nëse duam që fëmijët tanë të mësojnë mbi tema që janë të ndërlikuara, të frikshme dhe jo shumë tërheqëse, siç është Lufta e Dytë Botërore dhe Holokausti, duhet t’i ekspozojmë ata ndaj këtyre temave gradualisht, në mënyrë që të mos friksohen të hetojnë mbi këtë temë më vonë gjatë jetës. Nuk mund t’i mbrojmë fëmijët tanë duke mos i informuar rreth asaj që ka ndodhur në të kalurën. Ata duhet të dinë se si ishte jeta në të vërtetë. Ata duhet të mësojnë se edhe në kohët më të errëta, njerëzit ndihmojnë njerëzit”, thotë ajo.

Në të kundërtën historia mund të përsëritet, thotë zonja Klinger, ndërsa përmend luftën në Ukrainë si një shembull. Ajo thotë se situata në Evropë është e ngjashme me historinë e librit të saj.

“Njerëzit po largohen nga shtëpitë e tyre. Fëmijët po largohen nga shtëpitë në kërkim të një vendi më të sigurt. Qytetet evropiane po bombardohen. Kjo nuk është e kaluara, kjo është e tanishmja. Nuk mund t’i mbrojmë fëmijët tanë nga e tanishmja. Sa më shpejt që ata ta kuptojnë se ekziston e keqja, por edhe e mira, fëmijët do të kuptojnë se edhe ata mund të kryejnë një vepër të mirë, se ata mund të jenë ndryshimi edhe pse tani janë vetëm fëmijë. Ata mund të bëhen qytetarë më të mirë pasi të rriten”, thotë ajo.

Libri “Biri i fotografit” është shkruar fillimisht në gjuhën hebraike, ndërsa pak ditë më parë u prezantua para publikut varianti anglisht i tij.

Libri pritet të përkthehet edhe në gjuhën shqipe.

5 Komente

    1. Qytetaria Shqiptare

      Mikpritja e shqiptareve nder shekuj eshte e vertete, dokumentimi per kete tipar brilant le shume per te deshiruar....! Do te qe e udhes qe nga ky artikull mbreselenes, ku permenden shqiptaret qe kane mbrojtur ebrejnte, te jepen dhe te publikohen emrat e tyre ne formate e menyra te ndryshme qe brezat tane te kene me cfare te mburren.....!

      1. F
        Fshatari

        E di si quhen ne gjuhen moderrne emocionet e tua? ’Air’’ Sandwich .Po mire qe ngopesh me perralla te prodhuara nga Besiana Kadarese, por akoma se di se hapi tjeter pas krenarise eshte gremina. Mburrja eshte me keq se injoraca.

        1. b
          ben

          Fshatari-duket se anglishten e qake, por ke vec nje gabim, kur thua se keto qe shkruhen ne kete artikull jane perralla. Une i perkas njeres nga ato familje qe shpetuan hebrenjte gjate L2B. Kete fakt e kam mesuar shume vone, diku andej nga vitet 75, pasi deri atehere askush nga gjysherit e mi, protoganiste te kesaj ngjarje, nuk e kishte permendur kete fakt, pasi shqiptaret, kur zbatojne kodet e tyre te nderit, te trasheguara brez pas brezi, nuk e bejne qe te mburren, sic po thote zoteria jote, por se keshtu e thone rregullat tona antike te nderit dhe mikpritjes, sipas asaj shprehjes se vjeter qe thote se: "shtepia e shqiptarit i perket Zotit dhe mikut". Natyrisht qe ka midis nesh edhe individe si puna juaj, qe mbase nuk e kane ne gjak kete kod nderi, pasi mundet edhe te mos jene fare shqiptare, por mbetjet e hordhive te huaja qe na kane sulmuar ne shekuj. Faktin e shpetimit te familjes hebreje e kam marre vesh, kur duke shfletuar nje album te vjeter te familjes gjeta nje foto te gjysherve, babait tim qe ka qene femije i vetem ne familje dhe nje cifti me dy femije djale e vajze, paka shume te se njejtes moshe me tim ate. E pyeta babain se kush ishin keta ne foto qe nuk arrija ti njihja. Jane nje familje cifutesh qe ndejten ne shtepine tone gjate pushtimit gjerman, ma ktheu ai me indiference. Une u bera kurioz dhe e pyeta se perse nuk i ishte thene me pare nje fakt i tille. Im ate me pa me cudi dhe ma ktheu se perse duhet me u mburrur qe kemi bere detyren si shqiptare kur kemi pritur miq e shoke, kur kjo eshte detyra e cdo shqiptari, sidomos kur keta qe trokasin ne dere jane ne hall? As im ate dhe as ne, femijet e tij, nuk kemi shkuar qe te kerkojme shperblime per vepren e gjysherve tane, qe ne fund te fundit, duke zbatuar kodet tona te nderit, kane bere vetem detyren dhe kane nderuar veten dhe ne, brezat qe erdhem me mbrapa. Edhe sot e keshaj dite, ne nuk kemi ndonje te dhene qe te na tregoje se kush ishin ata qe gjysherit e mi shpetuan gjate luftes. Me mbarimin e saj, ato u larguan ne pune te tyre dhe ne mbetem nen nje regjim gjakatar qe prodhoi tipa si puna juaj.

          1. F
            Fshatari

            Cifutet e krijuan Haulokastin ne vitet 60 me te vetmin qellim tu mbyllnin gojen kritikave te cdo njeriu dhe sigurisht te ngrihen lart e me lart ne pushtet. Dhe sot ata kontrollojne pothuaj cdo gje. Le ta pranojne per te vertete perrallen tende. Cfare ka te beje me hollokostin historia jote? Ooohhoo do ishin vrare.. bla bla...bla. L2B u be per te vrare cifutet? A llogariten apo permenden 28 mije shqiptare dhe 60 miljon evropiane? Apo fabrikimi ne Shqiperi para pak vitesh me autoren e fameshme Besiana Kadare se gjoja ishin 200 cifute dhe nga ‘’investimi’’(mbrojtja) qe beri populli na u bene 700. Ohhh cifuti perseri duhet te mbrohet me cdo kusht, duhet te shtohet, duhet te veje ne vendin e tij pasi ka vjedhur dhe plackitur. Une te rekomandoj te shikosh faqen online ‘’The UNZ Review’’ e cifutit Ron UNZ dhe do e shikosh hapur se hollokosti eshte fallco.Dhe vete UNZ si cuifut perseri eshte duke mashtuar te tjeret, por meqe Holokosti eshte genjeshter e vjeter, tani ai fabrikon genjeshtera te reja. Kot populli s’thot” genjeshtera i ka kembet e shkurtera” Mund te te rekomandoj shume faqe te tilla apo libera.. Ty sigurisht te ka ngecur ora ne vitet 75 dhe ajo nostalgji te mban gjalle. Por perralla jote futet ne nje kategori tjeter. Sigurisht perrallen tende ta kane treguar dhe ti e merr per te vertete. Pse si shkruan Besianes dhe jam e sigurte qe te pakten vitin tjeter ne fund te Janarit( e fillojme vitin duke u lepire kembet cifuteve ne emer te fese se holokostit)) do ta publikohet. Emeri im eshte Fshatar. Por ky emer ka nje fuqi magjike sepse i ben qytetaret te nxjerrin me shpejtesi koken. Duket hapur si ky emer(fshatar) te detyroi ty te tregosh per here te pare ne public, kaqe histori “rrenqethese”, por aqe edhe krenare. Emeri im fshatar te detyroi te tregosh se je. jo cfaredo lloje qytetari, por qytetar me traditat e tij te mikpritje, nderit, rrespektikt, traditave shekullore.. etj etj. Dhe te gjitha keto I quan ‘’tonat” apo te tuat me modesti. S’mund ti nadalosh keto budallalleqe ne public. Keto quhen mburrje kalamajsh. Le te te kujtoj ty se ato tradita qe ti flet u krijuan ne shekuj nga cdo shqiptar pa I thene askujt,pa u mburrur sepse ishte pjese e jetes se tij te perditeshme. Te huajt i zbuluan keto tradita si dicka qe s’ishte e tyrja, por e shqiptareve te asaj kohe. Perseri ato tradita qe ti i merr vetem per te mira kishin edhe anen e tyre negative. Merita sot, si edhe gjithmone, eshte te qendrosh ne “Kembet e Tua” dhe kete dhunti ti se ke. Ti fshihesh hapur mbas te tjereve, mbas “tonat”… Tani me bej nder dhe me jep pergjigje si “qytetar i vertete”

      Lini një Përgjigje