Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare, ka ndërruar jetë mesditën e sotme. Aktorja e njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 85 vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga djali i saj, Gjergj Luca.
“E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë!
Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë.
Nga, sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00
Nesër, nga ora 08:00 deri në orën 12:00
Varrimi bëhet nesër në orën 12:00
Në Varrezat e Sharrës”, shkruan Gjergj Luca.
Mimika Luca u lind në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937 dhe në moshë shumë të re interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë. Për njëmbëdhjetë vite, nga 1951 deri në 1962, ishte balerinë në TKOB. Më pas, jeta e saj mori një drejtim tjetër, atë të aktrimit.
Mimika Luca u pranua në vitin 1962 si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role, si Suzana, Luçia, Dila “Cuca e maleve”, Sonja, Nica “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja “Kur hidheshin themelet” etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. Roli i parë ka qenë krah bashkëshortit Ndrek Luca, në filmin “Detyrë e posaçme”, më pas në filmin “Kryengritje në pallat”, “Kur hidheshin themelet” e shumë të tjerë.
Një personazh i rrallë si Mimika Luca nuk harrohet dot nga publiku shqiptar, ashtu si roli i nënës së Marigosë te “Përrallë nga e kaluara”. Rolet e nënave, të edukatoreve apo edhe të mësuesve duket se ishin të prera për karakterin e saj. Më 1984, ajo interpreton edukatoren te filmi “Taulanti kërkon një motër”.
Regjisorja Xhanfizo Keko e dinte që ajo ishte aktorja e vetme që mund ta mishëronte aq lehtë atë figurë. Ajo shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”.
Në vitin 1977 fillon punë si pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramë, por nuk ju nda filmit. Në një rrëfim të gjatë për revistën Neësbomb.al, Mimika Luca është shprehur:
“Nëna ime nuk donte që të bëhesha as balerinë as aktore. Donte një profesion tjetër për mua. Ama më çonte vet në Pallatin e Kulturës, që mos ta harxhoja kohën kot, edhe pse ajo nuk donte të bëhesha artiste”.
Fatkeqësisht, sot ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë për të shkuar pranë bashkëshortit të saj, aktorit të shquar Ndrek Luca.
Mungesën e tij e ka ndjerë me vite, por familja i ka qëndruar gjithmonë pranë. Djali i saj Gjergji, ka zgjedhur që të birit t’i vendosë emrin e Ndrekës, duke e lartësuar të atin në breza. Bashkë me të bijën Rozafa, dy fëmijët i dhanë një dimension tjetër përfytyrimit për jetën. Mimika Luca jetoi me Gjergjin në periferi të Elbasanit, në oazin e ngritur nga i biri ku figura e aktorëve, e të gjithë aktorëve, lartësohet siç në fakt duhet të jetë.
Dhimbja që la te familjarët, kolegët dhe ata që e njohën është e madhe, ama aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare iku pa asnjë peng nga kjo botë.
Në prag të 85 vjetorit, dy muaj më parë ajo i dha gazetares Suada Daci një intervistë të rrallë, të fundit, kuo u shpreh:
“S’kam asnjë peng. Madje gjëja më e bukur është që Gjergji i vuri emrin djalit të vogël, Ndrek Luca. I ngjet shumë…”.
I qofte i lehte dheu. Mimika Luca kishte nje miresi te spikatur nene ne cdo rol te sajin. Respekt dhe mirenjohje per kontributet e pashlyshme qe ajo dhe Ndreka i dhane artit dramatik dhe kinematografik. Ngushellim per dy femijet e saj,Rozafen dhe Gjergjin.
Ngushellime Gjergjit per nene e tij ,kte Artiste te Nderuar Shqiptare qe i dha aq shume Artit te Aktrimit ne Shqiperi ( Bashkuhdetarja e Te Madhit NDREK LUCA ) por edhe me ate personalitet e rrezatim mjaft te Civilizuar e Njerzore ne kte shoqeri . ________U preht ne Paqe ...
Ngushullime familjes!
Ngushellime families!
Shume e madhe! Nderime
Respekt e Nderim per Mimika dhe Ndrek Luca. Tiu rrojne pasardhesit dhe u befshin edhe me te mire.
Zonje gjithe Jeten e saj.Njerez qe i dhane Kombit aq shume e nuk morren asgje .U rritem me edukaten,dhe fjalen e mire te interpretuar nga kjo Zonje…Ngushellime Familjes ,U Prehet ne Paqe
Shume role por ata kryetaren e keshillat thua se ishte me te vertete kryetare.Burre e grua aktore te mire qe pak po i shohim te perseritjen.Ngushellime familjes dhe skenes
Arti ne Zi. Humbje e madhe. Nje nder aktoret me te dashura per te gjithe. Aktorja e shume roleve te paperseritshme ne skene dhe ne ekran. Me nje portret unik dhe plastike te vecante. Rrezatonte miresi, me ate shikimin e bute dhe dashamires. Keshtu do ta mbajne mend te gjithe fansat e saj. I perjetshem qofte kujtimi i saj. U prehte ne paqe prane Ndrekes se Madh, bashkshortit te saj te nderuar. Ngushellimet me te sinqerta per femijet, te afermit, miqte dhe koleget.
Arti ne Zi. Humbje e madhe. Nje nder aktoret me te dashura per te gjithe. Aktorja e shume roleve te paperseritshme ne skene dhe ne ekran. Me nje portret unik dhe plastike te vecante. Rrezatonte miresi, me ate shikimin e bute dhe dashamires. Keshtu do ta mbajne mend te gjithe fansat e saj. I perjetshem qofte kujtimi i saj. U prehte ne paqe prane Ndrekes se Madh, bashkshortit te saj te nderuar. Ngushellimet me te sinqerta per femijet, te afermit, miqte dhe koleget.
Ngushellime te sinqerta Gjergji. Nje nga plejada e artisteve te medhenj te artit skenik dhe kinematografik. U prehte ne paqe.
R.I.P. U prehtë në paqe!
NGUSHELLIME FAMILJES PER KETE ZONJ GRUA DHE AKTORE TE MADHE .
Ngushëllimet e mia Rozafës dhe Gjergjit, për humbjen e nënës! Mimika do të mbetet e paharruar në kujtesën e shumë njerëzve. I qoftë dheu i lehtë dhe shpirti i shkoftë në parajsë! Me nderim e respekt, Margarita Syziu Toronto, Kanada.
Keqardhje për këtë humbje të madhe të familjes së Ndrekë Lucës. Do të mbahet mënd për çka i ka dhënë publikut shqiptar me interpretimet e saj në teatër dhe kinematografi. I qoftë i lehtë dheu dhe t'i rrojnë fëmijët dhe gëzime të përhershme familjare.
I lehte qofte dheu per ty Mimika Luca. U prehte ne paqe artistja jone e dashur. Ngushellime familjes.
I qofte dheu i lehte! Por…s’ngeli artist pa u cilesuar “i madh”, apo “korife” (qe, me siguri ata qe e shkruajne nuk ia dijne kuptimin) postmortum. E cvleresuat edhe vete epitetin
Nuk eshte Ky artikulli per tu Hapur Bythesh se gjoja dicka thua Po ik se eshte Turp…Ti ke aq Vlere sa ato qe Shkruan …..Tjeter zemerkeq e tjeter Opinionist
Ngushellime familjareve. Do te kujtohet gjithmone per cfare ka dhene per publikun
Mimika qe ti prehet shprti ne oaqe naten e vitit te ri qe qe kaloj po kercente me dhendrin e ri , aktorin e permasave hollivudiane Viktor Zhustin!????????
Keqardhje per kedo qe largohet nga kjo jete sepse Eshte prind,gjyshe (gjyshe) dhe sado ne moshe largimi le boshllek per kedo..por te thuash aktore e dashur ok..Po ta quash e madhe,e pa arritshme Eshte jo objektive.Maksimumi ishte nivel mesatar per fshatin tone kominist Shqiperi dhe kaq.
Mimika e Ndreka njerez te mire qe pollen nje djale Kellire, si per ti dhene te drejte asaj shprehjes "Nga trendafili nganjehere del Ferre"
NDERIME. I QOFTE DHEU I LEHT.
Mjere punetoret e shkrete te "Rozafa Fish City" ! Ata kane marre gjithmone rrogat me vonese, e tani qe Gjergjos i vdiq mami do ti duhet te shtrengojne rripat gjate...
U prehte në paqe Shoh se ka mangesi në jeteshikrimin telegrafik të së ndjeres, nuk jepet mbiemri i vajzerise, është e paqellishme por mungese respekti Më ngushellojne disa pak komentues që paraqesin ekuiliber shpirteror dhe mendor E ndjera t'u ketë lënë uraten cka lënë pas...
Nderimet e mia! I kjofte i lehte Dheu!
Ngushellimet e mia shkojne per femijet dhe te afermit e te ndjeres zonje. U prefte ne paqe.
Respekt për aktorët e mëdhenj Ndrek dhe Mimika Luca.Ngushëllime familjes
R.I.P.