Blendi Gonxhja takim me kryetarin e Bashkisë së Madridit

24 Janar 2026, 13:10Kulturë TEMA
Blendi Gonxhja takim me kryetarin e Bashkisë së Madridit

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Madridit, José Luis Martínez-Almeida, gjatë panairit ndërkombëtar të turizmit FITUR.

Takimi u zhvillua në kuadër të këtij eventi, i cili konsiderohet një nga platformat kryesore për dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e turizmit.

Gonxhja e cilësoi FITUR si një panair lider, që krijon mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe shkëmbimin e përvojave në sektorin e turizmit.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje