“Check-In Festival”, muzika elektronike dhe Rock “ndezin” kryeqytetin (VIDEO)

29 Shtator 2025, 16:13Kulturë TEMA
“Check-In Festival”, muzika elektronike dhe Rock

Muzika, energjia dhe emocionet u rikthyen në kryeqytet me edicionin e pestë të “Check-In Festival”.

Të rinj, turistë të huaj, por edhe pushues vendas iu bashkuan atmosferës festive në datat 26 dhe 27 shtator në sheshin “Italia” në Tiranë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot momente nga atmosfera e krijuar gjatë fundjavës në kryeqytet.

“Fundjavat në Tiranë. Check-in Festival për dy net radhazi ndezi skenën në Sheshin Italia me artistë të mirënjohur, duke sjellë një atmosferë spektakolare në kryeqytet”, u shpreh Gonxhja.

Përgjatë dy netëve (26 dhe 27 shtator), “Check-In Festival” përcolli një atmosferë të paharrueshme në kryeqytet me artistë ndërkombëtarë dhe me muzikë rock që ndezi qytetin.

Në “Electronic Night” në 26 shtator, Booka Shade, Trentemøller (DJ Set), Rea dhe Nijø sollën tinguj elektronikë që e kthyen Tiranën në epiqendrën e muzikës moderne.

Ndërsa në 27 shtator, adrenalina e rock-ut pushtoi skenën me Attitude, Tribute Band dhe artistë të tjerë surprizë.

Muzika, ritmi, tradita dhe çdo element tjetër u ndërthurën mjeshtërisht duke e bërë këtë një eksperiencë të paharrueshme.

Lini një Përgjigje