Claudio Magris shkruan për Ismail Kadarenë: Në ballkanin e kufijve e të zemrës!

4 Korrik 2024, 15:17Kulturë TEMA
Claudio Magris shkruan për Ismail Kadarenë: Në ballkanin e

Kam qënë një lexues i parakohshëm dhe i pasionuar librash, më shumë se sa autorësh. Besoj se në fillim nuk mendonja se do të kishte nevojë për një autor. Ishte Historia që mbanja në dorë  duke shfletuar  fletët. Pak shkrimtarë  si Ismail Kadare bëjnë të preket me dorë madhështia e treguesit, të dallohet qartë nga të tjerët edhe në pak shprehje.

Gjithësia e Kadaresë, e jetuar dhe veçanërisht e rikrijuar prej tij në të treguar, është Ballkani me kufijtë e tij lëndorë e qenësorë, pambarimisht të zhvendosur, të rrëzuar e të rindërtuar. Një histori e jetuar si legjendë, por mbi të gjitha si neshtrashë njerëzore. Ballkani është edhe një litani e cila, simbas një shprehjeje të famshme të Churchill-it, prodhon më shumë histori se sa mund të gëlltisë e që herë herë shkatërron më shumë se sa mund të krijojë. Në erën e Historisë  është pluhuri që ai shpërndan por që i mbetet i ngjitur mbi trup. Për shëmbull, Panonia a është ballkanike? Serbo-kroatishtja është një gjuhë që deri jo shumë vite më parë dëshërohej e duhej besuar si e tillë, apo tregon dy gjuhë më shumë  të ndara se sa të bashkuara nga një vizë, që në disa çaste ka qënë e rëndë dhe e mprehtë?

Vepra letrare dhe vetë qenësia e Kadaresë janë edhe një përqëndrim kundërshtish ballkanike. Pushtimi shekullor ottoman i u kundërvu fesë sllave ortodokse dhe Kadareja ka treguar një botë në dritën e një kotësie të jetës e të historisë të shprehura nga kultura ottomane, e ka ngritur lart Skënderbeun, heroin kombëtar shqiptar e qëndrestar ndaj zotërimit ottoman. Ka paraqitur terrorin nazist e terrorin e kuq të Shtetit shqiptar, për të cilin asnjë diktaturë komuniste nuk ishte e ashpër sa duhej. Italia ka qënë për Shqipërinë mbretëria fashiste e Viktor Emanuelit të tretë, të treguar prej Kadaresë në një kryevepër  si Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963); sot ka në Shqipëri një interes të gjallë për kulturën italiane, të dëshmuar për shembull nga Mimoza Hysa e nga shumë të tjerë apo të tjera.

Një gjetje e madhe e Kadaresë ka qënë të kuptuarit e totalitarizmit të nëntëqindës e të sotëm, si një sulm në rritje kundër demokracisw e  që përparon. Është matur  me këtë kthim mbrapa iliberal dhe kundërdemokratik – Pallati i ëndrrave (1980); Syri i tiranit (1991) – duke treguar  se ai kthim mbrapa përfshin edhe viktimat. Skllevërit që besojnë se janë të lumtur së qëni të tillë janë më të këqijtë. Kadareja ka kapur këtë mëkat mortor të historisë bashkëkohore.

Jam shumë i kënaqur që e kam njohur e besoj se jo pak njerëz do të ndjehen pak jetimë të një vëllai të madh. Vdekja, çfarëdo të thuhet nga shumë lajkatues të saj, nuk është një gjë e bukur.

“Corriere della Sera”, 2 korrik 2024     

Përktheu Eugjen Merlika

3 Komente

  1. a
    amerikoni viqidolit

    Shume flitet per Kadaren qe ne fakt eshte nje shkrimtar i nivelit te larte, dhe harrojme se kush ne fakt e beri Ismailin nga shkrimtari i oborrit ne nje shkrimtar te Frances. E beri Hoxha ? sic thuhesh rendom dikur apo ndonje spurdhjak tjeter i oborrit? Dhe nuk flitet fare per perkthyesin a Ismailit qe ne fakt nuk e perktheu por e pershtati ne menyren me te shkelqyer ne gjuhen frenge dhe qe Dulla nuk donte ti permende emrin e Vrionit te famshem gjeniut te vertete te botimeve shqip ne France. Ky brez i shkerdhyer dhe i zgerdhire keterciperisht as qe nuk e kane idene me te vogel se cdo te thoshte te shkruaje Dimirin e vetmise se madhe per Dullen qe ishte gjalle pa pasur aprovimin e tij dhe aq me teper te dergohej jashte albanistanit pa pelqimin e tij. Eshte dicke e pritshme te degjosh nje te huaj te thote me shpejtesi qe po "eshte roman kunder regjimit" dhe e merr si te mireqene kete fakt. Ne shmicen e rasteve desidente te vertete qe kane shkuajtur kunder regjimeve ose jane vrare burgosur nga regjimet perkates ose nuk kane jetuar ne ate regjim dhe ky eshte fakt. Ismaili shkoi nje vit jashte Tiranes dhe u kthye prape ke foleja e Nexhmijes dhe kete rradhe me i forte se kurre si shkrimtar i realizmit socialist me brumosje blla blla blla. Dhe eshte kkjo kohe qe ky u bedhe desident dhe i famshem ne te njejtin moment si ne Albanistan dhe ne France gje qe shkojne dore per dore dhe ne te njeten kohe u be benjamini i Nexhit dhe kjo e fundit e mbante Ismailin me vete ne llozhat e katit te dyte gjate senacave te kuvendit popullorrrrrrrrrr. Ne fakt me shume zhurme eshte bere per ismailin se per Gonxhe Bojaxhiun. Ismaili ka ditur te shkruaje shume bukur por brezat e para 90' e dine mire qe ky sekretar i Lidhje se Shkrimtareve komunist me teser ne xhep nuk mund kurrsesi te shpallej desident ne ate kohe se ta hiqte koken Dulla per 24 ore ndaj Ismailit nuk mund te pretendohet Nobel por te vleresohet brenda kufijve te albanistanit, dhe Vrioni duhet te vleresohet per punen madheshtore qe i beri Ismailit dhe qe nuk u permend kurre nga ky i fundit....

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eshte tashme e njohur per Malon

      qe blinte me pare Figura te Njohura ne Bote qe te shkruanin Dokrra per Malon qe t'i lexonte Opinioni shqiptaree e Laajthiste me te Madhe ! EEEEEEEeeeeeeeej e lexut cfr k shkrujtur X e Y per Malone Partise ? Rrembeni Sazet shpejt shoke t degfjojne te gjithe se kemi Dasem :Do mrtojme Malon ! haaaaaaaaaaaaaaaaahhhhhhaaaaa dhe kte Metode e bejne dhe me intervista te improvizuara pothuajse shume sot ku ne Shqiperi eshte ber si nji Mode me pjeerdh trut e Opinionit per qe Reliteeti flet ndryshe . Ata, te cilet jane vet Krijues i njifar Niveli , s'e kan aspak te neevojeshme te lexojne Shkrime ose Kritikat e nji X - personi ,per te vleresuar X - Shkrimtare si psh Malon tone . Sigurishte qe asnji nuk mudet te thot qe ,hik mer , cfar Shkrimtari ishtee Malo ! Ishte ,por jo ne to Nivele ku ee ngren Turmat Histerike . Do kometojme si njerez te Kulturuar e me Llogjike/ Serioze si i takon Krjueseve apo si Roje Haalesh te cileet i rremben Rryma e WC pasi shtypim Butonin e shplrjes se Truve .Nuk eshte hera e par qe Malua paguan Te Huaj per Shkrime te tilla .Ne i dime te gjitha ,por s'e kemi par te arsyeshme te cekim kte Teeme me ato turmaa te lajthiturish qe jetojne ne Staan . S'do kishte kuptim .Ktaa s'dijn te diskutojne per aasgjee , vetem te turren si qen te terbuar ose debtojne dhe bllokojne Reagimin tend ,sepse keshtu mendojne se po lexojnee mileti dhe ti , s'ke ditur gjsme me cfar te replikoshe , pra idiotizma te nji Bote injorantesh Primitive shekuj prapa Nivelit Qyteteerimit te ksaj Bote .Hjt shnet .Postoheni ose jo s'me rruhet as bole e mjate e as e djathta

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mos u merzit Molo

        I ka jeta kto . haaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaaaa Oh saaaa gallate na dhurove o i illi Partis. Kaaaa edhe nga ata qe leshuan ulurima ktu edhe anej knej por kryesorja ishte nji Gallat e vertete . Flm ty Molo , qe ke qen kaq zbavvites ,qe kuptoje Humor Letrash edhe pse ne jete me te gjith kishte nji _Kalte Schnauze _ perndryshe kto lepirsit e Boleve te tuaaaaaaaaaa e ? Jane te Lajthitur e nuk kuptpojne asgjee nga kjo Bote . Nuk ta hap me deren mee tha Roja i Hales ymer bozi , sepse s'ka vend per te gjithe ne Halen time . Okay mer tej .Mylle gojeen i thash dhe as qim'rruhet fare per ket lloj Haleje .Sidoqofte ishte vertet Diverteteente te debatoje me te Lajthiturit e Turmes dhe e gjitha kjo Molo flm teje . Qofsh i paharrueem dhe fli pa merak se Gjon Markagjoni ka c'u llaf e asht Betue se ka me ta ba Bustin 2 km . hahaha haaaaaaaa

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje