“Dita Naimiane” në Përmet, përkujtohet 178 vjetori i lindjes së poetit kombëtar

27 Maj 2024, 08:08Kulturë TEMA
“Dita Naimiane” në Përmet, përkujtohet 178 vjetori i

Në fundjavë me rastin e 178-vjetorit të lindjes së Rilindasit të madh dhe Poetit tonë Kombëtar, Naim Frashëri, shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri” në bashkëpunim me Bashkinë Përmet organizuan një program të pasur aktivitetesh në kujtim të jetës dhe krijimtarisë letrare të poetit.

Ditën e premte, 24 maj, u organizua në qytetin e Përmetit konferenca me pjesëmarrje nga gjithë trevat shqiptare kushtuar Naim Frashërit

Vizita në vendlindjen e vëllezërve Frashëri, në Frashër të Përmetit ishte aktiviteti i ditës së shtunë për të vijuar në mbrëmje me takimin poetik nga Klubi i Shkrimtarëve “Naim Frashëri”. A.K./TemA

1 Komente

  1. h
    haxhi muhameti

    Naimi e ka qar poemen e Qerbelas,,,,,per imam aliun dhe Abaz Aliun ,,,per imam hysenin dhe imam hasanin ,,,,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje