Ditët e fundit të Kujtim Spahivoglit, edhe pse ishte i sëmurë plak kush lodhej për të

9 Gusht 2025, 19:48Kulturë TEMA

Aktori i njohur shqiptar, Kujtim Spahivogli u lind më 30 qershor të vitit 1932 në Lushnjë dhe vdiq më 7 korrik të vitit 1987.

Studimet e larta për teatër i kryen shkëlqyeshëm në Moskë në vitin 1956. Ishte një ndër studentët e shkëlqyer të ardhur nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1956 emërohet aktor në Teatrin Popullor.

Roli i tij i parë në skenën e Teatrit Popullor ishte Xherxhinski në dramën “Orët e Kremlinit”, dhe më pas vijnë një sërë rolesh në dramat “Majlinda”, “Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, “Hamleti”, etj.

Por më shumë ka punuar dhe u shqua si regjisor në Teatrin Popullor dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Ka vënë në skenë pjesët: “I Çuditshmi”, “Gratë gazmore të Uindsorit”. “Në tufan”, “Shtëpia në bulevard”, “Drita”, “Karnavalet e Korçës”, “Qielli i kuq”, etj.

Në vitin 1973 e larguan nga teatri dhe i hoqën të drejtën të vinte pjesë në skenë. Në fillim punoi në disa fshatra. Pastaj e çuan punëtor krahu në ndërmarrjen e bonifikimit në Fier.

Kujtimi qe në të njëjtë kohë edhe dramaturg. Drama e tij “Një shok i klasës sonë” pati një sukses të madh. Ai shkroi edhe poezi, artikuj e ese.

Vdiq në vitin 1987 në moshën 55-vjeçare, i sëmurë e i harruar, edhe pse kishte qenë një ndër regjisorët e spikatur të teatrit shqiptar.

Pas vdekjes, në vitet ’90 iu dha titulli “Artist i Popullit”.

/observer/

 

5 Komente

  1. X
    Xha Braho

    U prehte ne Paqe shpirti i tij! Njeri me karakter te forte por me nje fat te keq nen regjimin qe jetoi.

    Përgjigjjuni
    1. g
      gaspër

      Aktor i madh pa diskutim....kush e çoi për studime në Moskë sigurisht Partia me shpenzimet e shtetit prandaj duhet të ish më i kujdesshëm ne Rusi studjoi jo në perëndim....ka plot artistë si Avni Mula Gaqo Çako etj që studiuan jashtë me lekët e shtetit por që e kuptonin që murit nuk i bihet me kokë kush i ra e pësoi por çfar fitoi...

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Ky ishte maskarai që vuri në skenë "Kurvat e Kombinatit" apo jo?? Sa urrejtje për vajzat dhe nënat!!! Për këtë e dënuan? Mirë ia bënë.

        Përgjigjjuni
        1. M
          MAJAKOVSKI

          Kujtim Spahivogli vdiq pa arritur pleqerine. Vdiq I dermuar nga persekutimi I tejskajshem. U kujtofte gjithmone.

          Përgjigjjuni
          1. f
            fatmiri

            I mbaroi jashte studimet,u be rregjizor,aktor,profesor,Pune te nderuara per kohen.Po sekretar te pare ta vinin,,,,,,

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje