E madhe është gjëma e mëkatit

27 Korrik 2025, 13:32Kulturë Adri Kalaja

E madhe është gjëma e mëkatit

Një prej veprave më të harruara, ose më të shmangura, të Mitrush Kutelit është dhe poema “E madhe është gjëma e mëkatit”.

Për një poemë subjekti i saj është i thjeshtë, dashuria, në të gjithë format e saj. Vepra u botua për herë të parë në 1947 dhe cilësohet si kryevepra e Kutelit.

Kuteli, emri i vërtetë i të cilit është Dhimitër Pasko njihet më së shumti për aktivizmin e tij politik dhe intelektual, por dhe për mbledhjen e miteve, ngjashëm si Vëllezërit Grim. Përmbledhja e njohur titullohet tregime të moçme shqiptare.

Dashuria e ndaluar përvijon veprën, por kjo dashuri merr përmasa kierkegaardiane kur fillon e rivalizon dashurinë e perëndisë.

Ndoshta kjo është arsyeja pse Kuteli u persekutua nga komunistët dhe vepra u dënua e harrua.

Vepra ka edhe nota romantike të fesë judaike, antisemitizmi s’duhet pra t’i vijë askujt si çudi, shqiptarët nuk janë shquar asnjëherë si tolerantë.

E gjithë poema shkruhet si një lutje, por ajo fillon e merr tone pagane, mishi është më i rëndësishëm se shpirti, hijet mbizotërojnë ndaj fjalës, demonët ndaj shenjtëve.

Mëkati është i fshehur, nuk është mëkati i zakonshëm, apo ai fillestar, Kuteli (ndoshta ateist) hedh dashurinë përpara perëndisë, dhe dashuria nuk triumfon. Zoti është dashuri vërtet, por dashuria e personazheve, mos ishte thjesht epsh.

Për ta marrë vesh, bëhuni gati për një shëtitje të shkurtër pranverore, merrni pak kohë nga tenisi i pasdites dhe lexoni veprën.

Si thoshte Mark Twain: golfi është një shëtitje e çuar dëm.

 

2 Komente

  1. L
    LALUSKI

    E RE MICO KUTELI ,,,KAUR I ZGJUAR ISHE ,,HAHAAA

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tha

      Shkrimi më i pasaktë i mundshëm.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje