Një prej atraksioneve më të preferuar të turistëve në bregdetin e Sarandës mbetet Galeria e Arteve. Drejtori Lefter Çeko thotë se pjesa më e madhe e turistëve janë familjar nga vende të ndryshme të botës, por dominojnë dhe vendas që preferojnë të kalojnë fundjavat.
“Sezoni turistik tregon që ka shumë vizitor dhe karakteristike është që kemi brezin e ri, një pjesë e madhe janë të huaj nga shumë shtete”, u shpreh Çeko.
Gjatë muajve të verës në këtë galeri çelen ekspozita të reja nga piktorë të ndryshëm, të cilët realizojnë peizazhe me motive dhe një larmishmëri ngjyrash.
“Në programin e verës kemi fashën e ekspozitave të autorëve të përzgjedhur si piktor dhe skulptor. Kemi ekspozitën e piktorit Gjergj Metaj i cili vjen me 51 vepra në peizazh dhe me larmi motivesh të këtij peizazhi”, tha ai.
Saranda, parajsa e vogël e jugut ,e cila tashmë ka një turizëm gjithëvjetor, është kthyer në një prej destinacioneve kryesore të turistëve.
- RTSH-
Lini një Përgjigje