Zef Deda ishte një komedian i lindur ne Shqipëri, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Ai lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe vdiq më 24 nëntor 2023 në Tiranë.
Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë - letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore.
Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël.
Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyer psiko-fizike ai arrin të realizojë qindra figura artistike.
Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.
Zef Deda ishte i martuar me Rozina Dedën dhe kishte dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: "Vëllai nga babai", "Kollovari", "Big Brother Shkodra 1", "Big Brother Shkodra 2", etj.
E more Zef Deda, pse ike dhe le pas nje cope gomari si Juliani gjasme humorit?!